TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi me dy gjyqe në Hagë – Akuzat të ndara, por paraburgimi po vlerësohet i panevojshëm

Dy betejat e Hashim Thaçit në Speciale, njëra për krime lufte e tjetra për pengim në administrimin e drejtësisë, vlerësohet se nuk interferojnë tek njëra tjetra, dhe as nga gjyqet e ngjashme që u zhvilluan në Speciale. Mirëpo, masa e paraburgimit, në asnjërin rast, nuk shihet si e nevojshme.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
3 0
A A

Gjyqit maratonik për krime lufte po i vie fundi.

Mirëpo, Hashim Thaçi, ka edhe një betejë në Gjykatën Speciale.

Ndaj tij rëndon një akuzë tjetër.

Gjyqi për pengim të administrimit të drejtësisë, për Thaçin do të jetë procesi gjyqësor i dytë që do ta kalojë në Hagë, e që pritet të fillojë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Përkundër këtyre dy rasteve, masa e paraburgimit ndaj tij, po vlerësohet se ka tejkaluar limitet.

“Vepra penale tjetër që po akuzohet Thaçi ka ta bëjë me pengimin në drejtësi, unë mendoj se pavarësisht se ai ka një procedurë tjetër prapë nuk është arsye që ai të qëndrojë në masën e paraburgimit. Ka kalu shumë kohë, janë bërë shumë vite, dhe kjo i cënon gjitha konventat”, tha avokati Arbër Jashari.

Thaçi, sikurse në gjyqin për krime lufte, edhe në atë për pengim të drejtësisë, ndodhet në aktakuzë të përbashkët me disa persona të tjerë.

Ai bashkë me Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi ndodhen në bankën e të akuzuarve.

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Thaçi përmes takimeve me këta persona në qendrën e paraburgimit, ka ndikuar në dëshmitarë.

Madje sipas dosjeve të prokurorisë, takime e biseda Thaçi kishte pasur edhe me disa persona të tjerë që akuzohen për pengim në drejtësi e ndikim në dëshmitarë, të cilët veçse kanë e kanë pranuar fajin para Gjykate.

E sa mundet që kjo, të ndikojë tek pozicioni i Thaçit?

“I pandehuri është përgjegjës për veprimet e tij dhe deklarata e tij mund të mirret si dëshmi për veprimet individuale të të pandehurit, por në asnjë rrethanë nuk mund të merret si provë në dëm të të pandehurit tjetër. Në këtë rast, ata që kanë pranuar fajësinë, pranimi i fajësisë ka të bëjë vetëm me ata, në mënyrë individuale, dhe nuk mund të lidhet Thaçi apo ndonjë i akuzuar tjetër, me faktin se këta e kanë pranuar fajin”.

Në rastin për pengim të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se është në fazën finale të hetimeve të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën