TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tentativat e Kurtit për të bërë qeveri, a do ta pranojë LDK-ja ftesën për takim?

Pavarësisht që i mohoi koalicionet pas-zgjedhore, Kurti të hënën iu kthye ish partnerit të tij qeverisës. Ai e pati një letër për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun për takim. Madje, për këtë takim Kurti ia ofroi tri orare Abdixhikut. Nga LDK-ja ende nuk e kanë vendosur se a do të marrin pjesë apo jo.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
1 0
A A

Edhe njëherë iu kthye ish partnerit qeverisës.

Pavarësisht që para e pas zgjedhjeve e mohoi një bashkëpunim të tillë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i dërgoi një ftesë për takim kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.

Burime të televizionit  bëjnë me dije që një ftesë të tillë Kurti e ka bërë vetëm për LDK-në.

Madje, Kurti i ofroi tri orare opsionale për Abdixhikun.

“Me qëllim te konstituimit te plotë të Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe procesit të zgjedhjes se Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me date 9 prill, ne orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, ne orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”.

Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë vendosur se a do të pranojnë një ftesë të tillë.

Veçse, qëndrimin për Vetëvendosjen thonë se tashmë e kanë.

“Organet e partisë do të vendosin se a do të shkojmë apo jo. Përndryshe qëndrimet tona për qeverisjen me LVV-në i kemi të qarta”, tha anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku.

Optimist për një formulë të tillë të koalicionit është treguar Haxhi Avdyli i  Listës Guxo, i cili është edhe deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, nën listën e LVV-së.

“Kjo ftesë është mëse normale dhe besoj që zotëri Lumir Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim. Normalisht se besoj se Kurti dhe Abdixhiku kanë shumë për çka të biseduar dhe diskutuar. Kemi të bëjmë me konstituimin e Kuvendit por edhe institucioneve të tjera. Tash a ka gatishmëri për ndonjë koalicion të mundshëm ajo mbetet për t’u diskutuar. Në bazë të deklaratave të disa akterëve të LDK-së deri tani s’ka pas ndonjë interesim për koalicion, por sidoqoftë këto takime janë të mirëseardhura dhe të mira”.

Avdyli tutje duke i konfirmuar negociatat VV-NISMA ka thënë që disponimi mes partive ka qenë i mirë.

“Ne jemi me 48 deputetë në bazë të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Me 48 deputetë dhe pakicat jo serbe nuk mund ta bëjmë qeverinë. Kjo e shtron nevojën që të kemi bashkëpunime të tjera. Ka disponim dhe vullnet edhe nga partitë të tjera, duke përfshirë edhe deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate që t’i bashkohen qeverisë Kurti. Mendoj se Kosova se ka luksin që të humb kohë dhe të shkojë në zgjedhje të reja…Disponimi dhe atmosfera ka qenë e mirë dhe është e mirë edhe në bazë të deklarimeve të akterëve të ndryshme të Nisma-s që kanë dhënë në opinion. S’ka vend për kërkesa maksimaliste, por ka vend për një vullnet të mirë për të mos lejuar Kosovën që të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”, tha ai.

Madje, ai përmend edhe deputetë nga tabori opozitar, që sipas tij në ditën e seancës konstituive të Kuvendit me 15 prill mund të kalojnë te Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë, ai nuk pranon të jep emra të ndonjë prej deputetëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 154 mijë dollarësh amerikanë

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Vdes një grua pasi u godit nga autobusi në Prishtinë, arrestohet shoferi

Pas trajtimit mjekësor lirohet për në shtëpi 15-vjeçarja që u sulmua nga qentë endacakë

Një 12-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Podujevë, dy të dyshuara i bëjnë rezistencë policisë në vendin e ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për ngacmim seksual

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, polici nis hetimet

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore mblidhet sot, puna e tij do të jetë konfindenciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën