Situata pranë Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë ditës, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës.
Pas hedhjes së gazit, qytetarët dhe protestuesit janë parë duke u larguar me vrap nga zona, ndërsa disa prej tyre kanë pasur vështirësi nga tymi dhe janë parë duke kollitur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Kuvendit, në një situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.







