Përmes një njoftimi për media, Operatori i shërbimeve mobile, Vala, bëri të ditur se edhe pse “sulmet kanë vazhduar”, Telekomi ka arritur të kthejë shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.
Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare.
Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që institucionet në Kosovë raportojnë se kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.
Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ueb-faqet e institucioneve shtetërore kanë qenë cak i një sulmi kibernetik.
Qeveria tha se ky sulm është kryer prej jashtë vendit, por nuk specifikoi më shumë.
Edhe shtetet e tjera të rajonit së fundmi janë përballur me sulme kibernetike.