TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tebas sulmon PSG dhe sheikun: Al-Khelaifi nuk njeh limite, UEFA e gjobiti me një “kafe”!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tebas sulmon PSG dhe sheikun: Al-Khelaifi nuk njeh limite, UEFA e gjobiti me një “kafe”!

Presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas rikthehet të sulmojë klubin dhe presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi në lidhje me shpenzimet marramendëse të cilat sipas anashkalohen edhe nga ana e UEFA-s. Tebas thekson se në këtë formë, shkatërrohet konkurrenca ndërsa shton se UEFA e gjobiti AL-Khelaifin me 10 milionë euro gjobë, por shton se kjo shifër për sheikun e francezëve është si të shpenzojë për të paguar “kafet”.

“Tashmë të gjithë e dinë që PSG pagoi një “mal” me para për të mbajtur Mbappe. Por, duke njohur Al-Khelaifin e di që ai nuk njeh limite dhe nëse do të duhej të shpenzonte 200 milionë euro, sërish nuk do të kishte hezituar. Nuk ndalon derisa të përmbushë objektivat e tij dhe e ka provuar se paratë nuk janë kurrë një problem për të. Por, me rregullat e vendosura nga UEFA, duket e pamundur që PSG të shpenzojë shifra të tilla. Në gjashtë apo shtatë sezonet e fundit, PSG ka humbur një milliard euro. Kështu, ata kanë falsifikuar sistemin e futbollit europian. Si mund të garonë klubet e tjera me dikë që humbet një milliard euro? Është shumë e komplikuar.

Raporti i PSG me UEFA-n? Unë nuk e kuptoj, dhe prandaj kam nisur ta denoncoj atë që ndodh me bilancet e PSG. Rregullat duhen aplikuar në një mënyrë më efikase, UEFA e dënoi PSG me 10 milionë euro, por për Al-Khelaifin, 10 milionë janë si të paguajë “kafet”. Dënimet duhet të jenë më bindëse dhe kjo duhet t’i interesojë edhe lojtarëve pasi kështu nuk është mirë”, shprehet Tebas për L’Equipe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën