tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Të shtëna me armë në operacionin për trafikun e emigrantëve në Morinë, gjashtë të arrestuar

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit informoi sot se në Morinë u godit një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion shtetet e BE-së. Lidhur me rastin, u arrestuan gjashtë shtetas sirianë dhe një algjerian, derisa një tjetër u shpall në kërkim.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve hapën zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Po vazhdon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasit: -A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.”, bëri të ditur Policia.

Operacioni “Strukturimi”, sipas njoftimit, po vazhdon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./KosovaPress

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse, reagon Moska

01/06/2023
RAJONI/BOTA

E mori rrjedhja e ujit në Përmet, humb jetën turistja gjermane

01/06/2023
RAJONI/BOTA

​Rama pas takimit me presidentin francez: U prekën me thellësi temat e rajonit tonë

31/05/2023
LAJMET

Zhvillimet në veri, Vuçiq kërkon nga Erdogani ndihmë për të ruajtur stabilitetin në rajon

31/05/2023
RAJONI/BOTA

​Gruaja që akuzoi Bidenin për sulm seksual kërkon nënshtetësi ruse

31/05/2023
RAJONI/BOTA

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

31/05/2023

Mamushë, prindi ankohet se mësimdhënësi ia rrahu të birin

01/06/2023
0

Një person në Mamushë është ankuar dje në polici se të birin deri sa ka qenë në shkollë ia ka...

Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

01/06/2023
0

Janë arrestuar tre serbë në Zveçan, pasi që të njëjtit me disa persona të tjerë në rrugë kanë ndaluar disa...

Kush e ftoi protestën e qytetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

01/06/2023
0

Policia e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se qytetarët shqiptarë po ftohen...

​Kurti: Të përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve

01/06/2023
0

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve sot është mbledhur Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Në këtë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.