tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Takimi i 14 shtatorit, Xani thotë se nuk ka hapa konkret rreth marrëveshjes finale

teve1 nga teve1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti, Visar Xani, sa i përket dialogut Kosovë – Serbi thotë se procesi ka ngecur në muajit mars e prill.

Sipas tij, narracionin që po e ndërton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i njëjtë si ai i marsit.

“E vërteta është që jeni në muajin shtator, ndërsa me proces jemi mu në muajin mars-prill, pa asnjë lëvizje dhe pa asnjë diskutim. Madje, narracionin që është duke e ndërtuar kryeministri Kurti, është po i njëjti sikur i marsit. Nuk ka rezultat të lëvizshëm, rezultati kryesor është që po kthehemi pas pushimeve në procesin e dialogimit që ka mbetur shumë pak kohë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Xani, thotë se një marrëveshje finale mund të arrihet gjatë vitit 2025.

“Madje, edhe kjo qeveria nëse nuk arrin për krejt këta muaj çka u diskutuan këto marrëveshje, edhe kjo qeveri do të shkojë në zgjedhje. Sepse, është pothuajse është në pjesën e fundit të mandatit. Zgjedhje të rregullta. Nëse nuk shfrytëzohen… për shkak se kemi zgjedhje të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj kemi zgjedhje në Kosovë dhe secilës qeveri i duhet vendosja e kontakteve të reja, skicimi i procesit të dialogimit tutje dhe 2025-ta ndoshta është afati më idal, por mund ta shkojë edhe më tutje për të pasur një marrëveshje finale”, potencoi ai.

Anaslisti, thotë se zgjedhje për marrëveshjen finale ka shumë, por nuk ka hapa konkret rreth saj.

“Nëse edhe lehtësuesit janë serioz për të arritur një marrëveshje, masat jo vetëm që do t’i hiqen Kosovës, por ato mund edhe t’i shtohen, madje edhe Serbisë mund t’i shtohen nëse dëshirojnë të kenë një marrëveshje të shpejtë e cila prodhon rezultate. Zgjidhje ka shumë, por nuk ka lëvizje drejt zgjidhjeve, nuk ka hapa konkret, me të cilët mund të vazhdojmë tutje”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: Dialogu Kosovë-Serbitakimi 14 shtatorVisar Xani

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.