TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri e quan “logjikë inatçore”, bojkotimin e takimit në Tiranë nga Kurti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri e quan “logjikë inatçore”, bojkotimin e takimit në Tiranë nga Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mosshkuarja e kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan që mbahet sot në Shqipëri tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën.

Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.

Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.

“Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Tahiri.

Në një konferencë për media shefi i GP të AAK-së tha po ashtu se në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka pasur asnjëherë më pak sovranitet, duke shtuar se edhe ‘një pjesë e veriut ka mbetur në duar të askujt’.

“Në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka qenë kurrë me më pak sovrinatitet, veriut i Kosovës është në duar të askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një vend, një lokacion i cili nuk ka sundim të ligjit. Rreziku që po vjen është ajo pjesë e vendit në arsyejet që nuk ka veprim nga qeveria të kthehet në një zonë me rezolutën 1244. Mosveprimi i qeverisë dhe mungesa totale e strategjisë për atë pjesë është duke e trajtuar çështjen e Kosovës në formë eksperimentale, ka deklaruar Tahiri.

Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ekonomia vazhdon në vitin e tretë të jetë sektori më i sulmuar, drejtpërdrejt me investimet kapitale, tendenca me ja marr mundësinë komunave, fondet e tyre tregon që kjo qeveri po e dëmton Kosovën… Në rrafshin e jashtëm, sot Kosova është vend i barabartë me shtetet autoritare, BE ka sanksionuar Kosovën me anë të projekteve që kishin me pas investime në vend. SHBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. Së fundmi edhe në takimin rajonal Qeveria e Kosovës nuk përfaqësohet me kryeministër, ndërsa qeveria Shqipërisë detyrohet ta ndalojë një zyrtar të shtetit”, tha mes tjerash Tahiri.

Ai foli edhe për Ligjin e pagave, derisa shtoi se Qeveria po abuzon me të.

“Në rrafshin e brendshëm, zyrtarët shtetëror që punojnë në administratë të shtetit, policët, mjeket, kurrë nuk kanë qenë më të varfër dhe kurrë nuk kanë pas më pas siguri juridike në vend. Vazhdon abuzimi me Ligjin e pagave dhe zvogëlimin e saj. Prej mbi 900 të punësuarve që janë civilë në Policinë e Kosovës, 600 prej tyre iu është zvogëluar paga. Në rrafshin e drejtësisë, kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë, i është shkelur në mënyrë flagrante edhe me Ligjin për pagën minimale me një mashtrim ku thuhet se është rritur. Këtu kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe ministrin e Financave, Muratin, le të gjejë vetëm një të punësuar në sektorin privat që ka rrogën më pak se 260? Paga minimale është dashur me qenë 400 euro. Ky ligj ka pas për qëllim të largojë një kategori të rëndësishme, të veteranëve dhe të paraplegjikëve”, tha Tahiri./KP/

Tags: AAKkurtitakimi ne Tiranë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Jashari e Haxhiu flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Jashari e Haxhiu flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Hargreaves kërkon bashkëpunim politik pas zgjedhjeve për formimin e institucioneve

Hargreaves kërkon bashkëpunim politik pas zgjedhjeve për formimin e institucioneve

KEDS zë 163 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike

KEDS gjobitet me 40 mijë euro për njehsorët elektrikë

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Shefi i OKB-së paralajmëron për rrezik të lartë radioaktiviteti në uzinën e Emirateve

Shefi i OKB-së paralajmëron për rrezik të lartë radioaktiviteti në uzinën e Emirateve

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Xhaka e Jashari ftohen te Zvicra për Botëror

Jashari e Haxhiu flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Jashari e Haxhiu flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

Izraeli i transferon aktivistët e rrëmbyer nga flotilja e ndihmave për Gazën në një port izraelit

Izraeli i transferon aktivistët e rrëmbyer nga flotilja e ndihmave për Gazën në një port izraelit

Rama: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dialogun me Rusinë

Rama: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dialogun me Rusinë

Britania e Madhe zbut sanksionet ndaj naftës ruse

Britania e Madhe zbut sanksionet ndaj naftës ruse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën