TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylejman Kllokoqi si kameramani i AP-së ishte i pari në Hagë në ditën që vdiq Millosheviqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sylejman Kllokoqi si kameramani i AP-së ishte i pari në Hagë në ditën që vdiq Millosheviqi

Tani shërben si Shtëpi e Kulturës në Fushë Kosovë. Por, nga ky ballkon, 36 vjet më parë, ngritjen për në pushtet, e filloi një nga diktatorët më të tmerrshëm të kohës.

Më 24 prill të vitit 1987, Sllobodan Millosheviq, për herë të parë e vizitoi Kosovën.

Atëbotë, si kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, Millosheviq, erdhi me pretekstin për t’i mbrojtur të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.

Krejt këtë ngjarje e kishin përcjellë vetëm 3 ekipe të gazetarëve.

Në mesin e tyre, ishte edhe Sylejman Kllokoqi.

“Vjen Millosheviqi, edhe takohen të oborri i një shkollës, në Fushë Kosovë, po vijnë shumë pak njerëz, 200-300, vjen Millosheviqi po nuk është i kënaqur me numrin e njerëzve që janë mbledh”, tha Kllokoqi.

Pasi dështoi vizita e parë, 1 muaj më pas Millosheviq, do ta vizitonte prapë Kosovën.

“Serbët organizohen, shkojnë me fletushka dhe çdo shtëpi apo banese ua dergojnë fletushkat dhe thonë që më këtë datë vjen Millosheviqi…”shtoi ai.

E herën e tretë, Millosheviq vizitoi Prishtinën, por tashmë, si president i ish-Jugosllavisë.

Edhe kujtimet e kësaj vizite, i ka të freskëta, Sylejman Kllokoqi.

“Është një fotografi e imja afër Millosheviqit, ishte një shqiptar afër meje që kur erdhi Millosheviqi, ai filloi me duartrokitë. Kur shkoi Millosheviqi, e pieta pse burrë duartrokite, me tha ky është I vetmi njeri që mundet me na i dhënë lirinë… u shpreh Kllokoqi.

Kllokoqi në rolin e kameramanit ishte edhe në vizitën e Sllobodan Milosheviqit në Gazimestan.

“Aty janë triqet e kamerave, thonë 1 milion njerëz, nuk kanë qenë më shumë se 50 mijë…”, tha ai më tej.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në Beograd Millosheviq u arrestua dhe u transportua për gjykim në Tribunalin e Hagës.

Tani si kameraman i Associated Press, Kllokoqi udhëtoi për në Holandë.

“Një mëngjes po kthehna në hotel, me thirrën  e thanë që po flitet që ka vdekur Millosheviqi, rri e prit. Po unë nuk prita, e dheza transmetuesin e shkova para burgut. Para policisë, as një njeri i gjallë, veë unë”, rrëfeu Kllokoqi.

Pas kësaj, për 4 orë bota u njoftua me vdekjen e Millosheviqit vetëm me pamjet e shqiptarit, që ishte kameramani i vetëm atë ditë para Tribunalit të Hagës.

Por, a arriti Kllokoqi ta shoh trupin e pajetë të Millosheviqit?
“Thashethemet a ka vdek a jo, jo është në Rusi, unë arkivolin e kam pa, kufomën jo”, përfundoi ai.

Sylejman Kllokoqi, njihet edhe si kameramani që e njoftoi botën me krimet serbe në Masakrën e Reçakut.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e rrezikuar nga përhapja e sëmundjes së fruthit, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

36 raste me fruth në dy muaj, IKShPK apelon për vaksinimin e fëmijëve

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër persona të lënduar në një aksident në Jabllanicë

Numërohen mbi 40% e votave me postë, LVV merr 70.28%

Numërohen mbi 40% e votave me postë, LVV merr 70.28%

Kryeprokurorja Vuçetaj priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe të EULEX-it

Tunizia shkarkon selektorin Lamouchi

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni në vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni në vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

Ish-ministri Shala dënohet me 2 vjet burgim

Ish-ministri Shala dënohet me 2 vjet burgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën