TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Serbia e interesuar ta destabilizojë komunitetin serb, po i mbron kriminelët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se institucionet e Serbisë janë të interesuara ta destabilizojnë sërish komunitetin serb në Kosovë.

Sveçla ka thënë se Serbia po përpiqet t’i mbrojë “kriminelët të cilët kryejnë akte edhe terroriste”, derisa përmendi Milovan Bozoviqin, që u arrestua të shtunën në pjesën veriore të Kosovës.

“Institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Kështu ka bërë historikisht. Ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

Përmes një shkrimi në Facebook Sveçla tha se pos për plagosje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës kritike, kalimit ilegal të kufirit, haraçit e zjarrëvënies, Bozoviq ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj pronave të zyrtarëve serbë të FSK-së si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it.

“Milovan Bozovic është një i tillë. Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq. Përveç djegies së veturave në veri, plagosjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës sonë kritike, kalimit ilegal të kufirit, rrahjeve të qytetarëve serbë, haraçit dhe zjarrvënies së bizneseve lokale, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX”, ka shkruar ministri Sveçla.

Më tej, ai kritikoi institucionet shtetërore të Serbisë si dhe Listën Serbe për mosdistancim e dënim të veprimtarisë së Bozoviqit.

“Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë. Siç u pa dje, ata po përdorin gjuhë kërcënuese publikisht. Madje, thërrasin për kryengritje dhe mosbindje për shkak të arrestimit të një recidivisti kriminal. Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se zyrtarë policorë janë sulmuar të dielën në veri me shok-bombë.

Siç është njoftuar nga Policia rreth orës 2:20 të mëngjesit, në rrugën “Ivo Llola Ribar” te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin atje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

“Këndi i Debatit” 22.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën