TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit në sheshin “Skënderbeu”

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Supremja refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit në sheshin “Skënderbeu”

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mbajtjen e një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas aktgjykimit të Kolegjit të Gjykatës Supreme, ankesa e LVV-së ndaj vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.7/2026 të datës 22 maj 2026, është vlerësuar e pabazuar, ndërsa vendimi i këtij institucioni është lënë në fuqi.

Rasti kishte të bënte me refuzimin e kërkesës së LVV-së për organizimin e një tubimi politik në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të planifikuara të mbahen më 7 qershor 2026.

Në ankesën e dorëzuar në Gjykatën Supreme, LVV kishte pretenduar se PZAP kishte zbatuar gabimisht nenin 4 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 dhe se vendimi ishte i mangët në arsyetim. Sipas LVV-së, kërkesa e Partia Demokratike e Kosovës e paraqitur më 30 prill 2026 nuk mund të krijonte përparësi procedurale, pasi në atë kohë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë ende nuk ishte funksionalizuar.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka konstatuar se KKZ-ja në Prishtinë kishte vepruar në përputhje me nenin 4 të Rregullores Nr. 07/2024, e cila parasheh se kërkesa e një subjekti politik mund të refuzohet nëse hapësira e kërkuar është rezervuar më parë nga një subjekt tjetër politik.

Nga dokumentacioni i shqyrtuar rezulton se PDK kishte dorëzuar kërkesën për mbajtjen e tubimit në Sheshin “Skënderbeu” më 30 prill 2026, ndërsa LVV kishte paraqitur kërkesën më 8 maj 2026 për të njëjtën datë dhe lokacion.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Rregullorja Nr. 07/2024 përcakton vetëm afatin e fundit për paraqitjen e njoftimeve për tubime politike dhe nuk ndalon paraqitjen e kërkesave para funksionalizimit të KKZ-së.

Po ashtu, Supremja ka hedhur poshtë pretendimet e LVV-së për mungesë arsyetimi në vendimin e PZAP-së, duke konstatuar se ky institucion kishte dhënë sqarime të mjaftueshme juridike lidhur me çështjen.

Në përfundim, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje procedurale apo zbatim të gabuar të ligjit dhe se pretendimet ankimore të LVV-së nuk janë mbështetur me prova relevante./teve1.info/

Tags: ankesaGjykata Supreme e KosovësLVVPZAPTeve1zgjedhjet e parakohshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla për rastin Rashkoviq: Vuçiq pretendon tërheqjen e vëmendjes pas zbulimit të tri varrezave masive

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AL

YouTube ndryshon rregullat e shikimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën