Një aksident trafiku ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas informacioneve të para nuk raportohet për persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në të të kenë ndikuar edhe kushtet e krijuara në rrugë pas të reshurave të borës.









