TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja refuzon ankesën e LVV-së, 6 mijë euro gjobë për përfshirje të fëmijëve në fushatë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Refuzohet padia e KOSTT ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke lënë në fuqi gjobën prej 6 mijë eurosh të shqiptuar për shkelje të rregullave zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Rasti lidhet me pjesëmarrjen e të miturve në dy tubime zgjedhore të organizuara nga LVV më 3 qershor në Podujevë dhe Lipjan. Ankesat ishin paraqitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ndërsa PZAP kishte konstatuar se përfshirja e fëmijëve në këto aktivitete përbënte shkelje të nenit 5, paragrafi 3 të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024.

Në ankesën e saj, LVV kishte argumentuar se rregullorja nuk ndalon praninë e të miturve në aktivitete politike, por vetëm angazhimin aktiv të tyre nga subjektet politike, duke pretenduar se një angazhim i tillë nuk ishte dëshmuar në rastin konkret.

Megjithatë, pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme vlerësoi se PZAP kishte zbatuar drejt dispozitat ligjore dhe se qëllimi i rregullores është mbrojtja e të miturve nga përfshirja në aktivitete politike dhe zgjedhore.

Sipas Supremes, interpretimi i dispozitës duhet të mbështetet në interesin më të mirë të fëmijës dhe në standardet vendore e ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Gjykata theksoi se përgjegjësia e subjektit politik nuk shmanget edhe në rastet kur të miturit kanë marrë pjesë të shoqëruar nga prindërit ose me iniciativë personale.

Po ashtu, Gjykata Supreme konstatoi se gjatë caktimit të masës ndëshkuese, PZAP kishte marrë parasysh natyrën e shkeljes, ndikimin e saj të mundshëm në procesin zgjedhor, si dhe faktin se LVV ishte njoftuar më herët me obligimet ligjore dhe kishte pasur sanksione të mëparshme për shkelje të ngjashme.

Për rrjedhojë, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-it dhe ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje si të pabazuar.

Tags: ankesëfemijefushatëGjykata SupremeLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën