Ambasadori i BE-së në Sudan, është sulmuar brenda ambasadës.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
“Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell.