Pas raportimit të këtij rasti, ky i fundit u arrestua, teksa me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Suharekë 09.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te shtëpia e familjes së viktimës femër kosovare për ta marrë fëmiun e tij të cilin e kishte pas me viktimën që kishte bashkëjetuar. Nga i dyshuari është janë sekuestruar një pistoletë me dy fishek, një thikë dhe një antiplumb të cilin e kishte pasur veshur në trup. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.