TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Statovci për Asociacionin: Edhe në Bosnje fillimisht s’kishte por më pas iu përvodhën kompetencat ekzekutive

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Statovci për Asociacionin: Edhe në Bosnje fillimisht s’kishte por më pas iu përvodhën kompetencat ekzekutive

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci vlerëson se Kosova ka qenë mjaft konstruktive sa i përket planit franko-gjerman.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, ajo ka thënë se është Serbia pala që ka bërë inskenime në raport me këtë propozim.

“Mendoj që pala kosovare vazhdimisht ka qenë mjaft kontruktive në pozicionin e saj karshi planit franko-gjerman, asnjëherë s’ka qenë mohues, faktikisht edhe në draftin e parë edhe në draftin e dytë janë dorëzuar komente që tregon se është pranuar në sensin e trajtimit të mëtutjeshëm”.

“Por ajo që është interesante është se në palën serbe kemi pasur inskenime të situatave të ndryshme, e të gjitha këto për t’u përdorur si justifikime për mos t’u ulur në tavolinë për ta trajtuar çështjen e planit franko-gjerman, e cila e ka presionin diplomatik por gjithashtu edhe një kornizë bazë mbi të cilën trajtohet problematika mes dy vendeve”, tha Statovci.

Sipas saj, ka elemente që pa dyshim duhen negociuar brenda planit.

“Ajo është përmbledhje dyfaqëshe e cila është relativisht e përgjithshme që duhet të segmentohet në hapa, të shkohet në kronologjinë e pikave dhe të trajtohet gradualisht secila. Është një qasje pra pozitive por padyshim që ka elemente që duhet negociuar”, u shpreh ajo.

Sa i përket Asociacionit, Statovci ka thënë se frikë është e kaluara pasi që sipas saj, kompetenca ekzekutive fillimisht nuk kishte as në Bosnjë, por më pas iu përvodhën.

Ajo tha se që qëndrimi i Vetëvendosjes duke përfshirë edhe Listën Guxo ka qenë vazhdimisht konsistent karshi kësaj teme, duke qëndruar kundër çdo lloj fragmentimi shoqëror, sepse sipas saj, shpeshherë fillohet me segmentime shoqërore që kthehen më pas në realitete politike.

“Mendoj se droja qëndron te gabimet e së kaluarës. Ne kemi raste konkrete siç është rasti i Bosnjës që ka kaluar nëpër hapa të tillë duke filluar me Asociacion të Komunave . Edhe marrëveshja e 2015 nëse përkthehet në gjuhën serbe e ka përdorur të njëjtën terminologji, pra, Zajednicë. E meta është që është përdorur në aspektin e avancimit të të drejtave të pakicave në një vend por fatkeqësisht është shndërruar në një strukturë paralele që është keqpërdorur nga Beogradi për qëllime politike”.

“Përkundër të gjitha kompromiseve që ka bërë Bosnja, mund të shihet se ka pasur marrëveshje por jo edhe paqe. Dhe shohim që vazhdimisht ka skepticizëm për këtë projekt ndërkombëtar dhe këtë propozim. Është mjaft e dhimbshme ku qytetarët e Bosnjës e shohin një konflikt të radhës si të vetmen zgjidhje për ta”, ka shtuar ajo.

“Jo domosdoshmërisht të gjitha projektet kanë filluar me elemente ekzekutive. Çështja është që përgjatë kohës përvidhen kompetenca ekzekutive sepse ndryshojnë edhe rrethanat politike. E jonja është që të respektojmë vendimin e Kushtetueses që i jep përgjigje marrëveshjes së 2015, ta respektojmë multietnicitetin dhe të kemi qëndrim ndaj çdo fragmentimi në baza etnike”, ka deklaruar Statovci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën