TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

by teve1
12 minuta ago
0
A A
DHTIK kërkon zhbllokimin e potencialit minerar të Kosovës, kritikon mungesën e konsultimeve për ligjet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka organizuar të mërkurën tryezën me temën “Zhbllokimi i potencialit minerar të Kosovës: sfidat, mundësitë dhe gatishmëria për investime”.

Në këtë tryezë u diskutua për potencialin minerar të Kosovës, sfidat me të cilat përballet ky sektor, si dhe nevojën për krijimin e kushteve më të favorshme për investime.

Drejtori ekzekutiv në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti tha se kjo iniciativë synon të rikthejë vëmendjen te rëndësia e sektorit minerar dhe ndikimi që ai mund të ketë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai kritikoi mënyrën e miratimit të ligjeve, duke thënë se ato shpesh kalojnë pa konsultime me komunitetin e biznesit.

“Bashkë me Odën Ekonomike e kemi marrë këtë iniciativë për ta ringritur edhe një herë nevojën që ka ky sektor, me përgjegjësinë e vet dhe me interesin e shoqërisë, sepse e dimë shumë mirë çfarë ndikimi ka pasur dikur dhe çfarë mund të kishte edhe sot. Prandaj, ne si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë, tash e sa vite po angazhohemi që sektori mineral ta marrë vëmendjen e duhur. Fatkeqësisht, jemi përballë marrjes së vendimeve dhe votimit të ligjeve pa kurrfarë diskutimi me komunitetin e biznesit dhe shpeshherë edhe pa lexim të qartë të përmbajtjes së atij ligji. Në këtë rast, po flas sidomos për Ligjin për Pronën, i cili është në fuqi prej vitit 2023 dhe që ka shkaktuar një përplasje të madhe juridike mes ligjeve që ekzistojnë në Kosovë. E gjithë kjo është bërë, fatkeqësisht, për shkak të mosleximit siç duhet nga përfaqësuesit e popullit, të cilët e kanë dhënë votën në vitin 2023”, theksoi Ahmeti.

Ndërkaq, Bekim Kastrati, CEO i Dhomës Ekonomike Britanike në Kosovë (BCCK), tha se ‘Java e Minierave’ synon të mbledhë komunitetin e biznesit dhe investitorët që merren me industrinë minerale.

“Ne e kemi Javën e Minierave, për dallim nga Java e Minatorëve, ku kryesisht janë të përfshirë minatorët. Java e Minierave ka për qëllim t’i mbledhë anëtarët tanë dhe komunitetin e biznesit, i cili merret me investime në industrinë minerale të Kosovës. Ne, si Dhomë Ekonomike Britanike në Kosovë, kemi një traditë të mirë të punës konkrete në sektorin mineral të Kosovës. Kemi filluar këtë aktivitet me vizita të hënën në Trepçë, ku mendojmë se gjithçka do të fillojë nga Trepça, si kompania më e vjetër që merret me minerale në Kosovë”, theksoi Kastrati.

Në anën tjetër, eksperti juridik i DHTIK-së, Mazllum Baraliu, tha se ende nuk kanë filluar hapat e parë drejt zgjidhjes së kërkesave të bizneseve që presin prej vitesh.

Ai theksoi nevojën që zhvillimi i sektorit të minierave dhe mineraleve të vendoset si prioritet shtetëror.

“Ende nuk kanë filluar t’i bëjnë hapat e parë në drejtim të zgjidhjes së kërkesave që me vite të tëra presin. Në radhë të parë, janë bizneset e dhomës sonë, që janë me qindra në fakt, dhe mijëra, mbi 2.500 kërkesa. Pra, vënia në prioritet shtetëror e zhvillimit të sektorit të minierave dhe mineraleve, përpilimi i strategjisë zhvillimore për një zhvillim inkluziv, dinamik dhe intensiv, i politikave që i përmenda, si dhe zbatimi efikas dhe efektiv i tyre në terren”, theksoi Baraliu.

Sektori minerar konsiderohet një nga sektorët me potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës, falë rezervave të linjitit, plumbit, zinkut, nikelit dhe mineraleve të tjera. Kompleksi minerar “Trepça” ka pasur historikisht rol të rëndësishëm në industri dhe punësim.

Megjithatë, zhvillimi i këtij sektori vazhdon të përballet me sfida që lidhen me investimet, infrastrukturën, procedurat administrative dhe kuadrin ligjor, ndërsa shfrytëzimi i potencialit minerar kërkon investime të reja dhe politika afatgjata zhvillimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Suharekë, Prokuroria jep detaje për rastin

Haxhiu: Duam të kemi konsultime më të rregullta politike me NATO-n

Haxhiu: Duam të kemi konsultime më të rregullta politike me NATO-n

Hoti dhe Vergori flasin për aktivitetet e përbashkëta Polici-KFOR

Hoti dhe Vergori flasin për aktivitetet e përbashkëta Polici-KFOR

Shiroka-Pula takohet me sekretarin e përgjithshëm të RCC-së, diskutojnë bashkëpunimin rajonal

Shiroka-Pula takohet me sekretarin e përgjithshëm të RCC-së, diskutojnë bashkëpunimin rajonal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën