TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Statovci: Ftesat e Kurtit për Krasniqin dhe Abdixhikun, hap për zhbllokimin e situatës

by teve1
1 vit ago
2
A A
Statovci: Ftesat e Kurtit për Krasniqin dhe Abdixhikun, hap për zhbllokimin e situatës

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqin për një takim konsultativ më 1 maj me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

Lidhur me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka thënë se ftesa është bërë për të filluar zhbllokimin e situatës aktuale politike të vendit.

Statovci është shprehur se ftesa po ashtu është bërë me synimin e një dakordimi për funksionalizimin e institucioneve.

Sipas saj letra iu është dërguar PDK-së dhe LDK-së si dy prej tri partive që iu takojnë kryetarët dhe nënkryetarët.

“Po edhe nga letra e kryeministrit Kurti deleguar partive tjera konform dispozitave ligjore të cilat parashohin përbërjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët dhe nënkryetarët në kuadër të hapave të cilët duhet marrë drejt procesit të zhbllokimit karshi proceseve në kuadër të formimit të institucioneve është marrë edhe ky hap i dërgimit të ftesave për takime eventuale konsultative në sensin e një dakordance në mënyrë që të bëhen hapa konform pra funksionalizimit të institucioneve gjë që ne si deputetë dhe përfaqësues të popullit e kemi përgjegjësi bazë dhe në sensin që të mos mbetemi pjesë në proces të barrikadave dhe bllokimeve pra është bërë një hap në sensin e një takimi konsultativ së bashku me dy partitë tjera konform tri partive që iu takojnë kryetarët dhe nënkryetarët pra mbi atë bazë janë dërguar edhe ftesat”, ka deklaruar ajo.

Sa i përket përgjigjes pozitive të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ndaj ftesës së Kurtit, ajo ka thënë se është në kuptimin që politika në thelbin e saj ka të bëj me çështjen e vizionit politik edhe strategjik për vendin.

“Ne pamë që nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës ka një konfirmim të pjesëmarrjes në kuptimin që politika në thelbin e saj ka të bëj me cështjen e vizionit politik edhe strategjik për vendin gjithashtu edhe me përgjegjësitë të cilat i kemi karshi qytetarëve”, ka shtuar ajo.

Kjo ftesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur pas shtatë përpjekjeve të pasuksesshme nga ana e tyre për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare pasi nuk i ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend.

Ftesën e Kurtit e ka refuzuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili në përgjigjen e tij ndër të tjera ka përmendur gjuhën e përdorur para, gjatë dhe pas fushatës ndaj LDK-së.

Ndërkaq, pozitivisht ftesës së Kurtit i është përgjigjur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi siç ka thënë ai ‘ duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë’.

Takimin e përbashkët Kurti e ka ftuar për të enjten, në orën 8:30, pak para mbajtjes së vazhdimit të radhës së seancës konstituive./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu uron Shiroka-Pulën: Shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti:Kosova ka institucione stabile, do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu uron Shiroka-Pulën: Shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti:Kosova ka institucione stabile, do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Moti sot

​Parashikimi i motit

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën