TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sreçko Spasiq i bashkohet Listës Serbe, VV kërkon deçertifikimin e tij nga KQZ

Kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”, i është bashkuar Listës Serbe, partisë kundër së cilës kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale. Në një deklaratë të publikuar nga Lista Serbe, Spasiq ka njoftuar se po tërhiqet nga gara për balotazh dhe se do ta mbështesë kandidatin e kësaj partie në zgjedhjet e 9 nëntorit.

by Jona Kelmendi
9 muaj ago
1 0
A A

Autori: Jona Kelmendi
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve, në Komunën e Kllokotit, është shënuar një ndryshim në skenën politike atje.

Sreçko Spasiq, që më parë garonte kundër Listës Serbe, tani i është bashkuar asaj.

Bashkë me të, edhe anëtarët e nismës së tij janë bërë pjesë e kësaj partie.

Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar edhe Arbër Emini, kryetar legjitim i shqiptarëve në Kllokot nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kalimi i Sreçko Spasiqit në Listen Serbe ka qenë i pritur nga ana ime por edhe nga ana e gjithë qytetarëve të Kllokotit edhe pse tash ata ndjehen të mashtruar nga ai dhe komuniteti shqiptarë dhe serb qe e kanë votu kundër listës serbe por ka qenë një vendim i pritur nga ana ime se edhe ne momentin kur ka kandidu ka kandidu me mbështetje te strukturave ilegale të Serbisë, Vuçiqit dhe Milan Rajdoqiçi”, ka thënë Emini.

Emini ka treguar për Tëvë1, që sot kanë bërë një ankesë lidhur me këtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në emër të të gjitha partive politike në Kllokot.

“Ankesa është në emër të gjitha subjekteve politike, partive politike në Kllokot dhe si përfaqësues legjitim i tyre kam kërkuar dhe kemi kërkuar nga KQZ sot që me deçertifiku kandidatin Sreçko Spasiq për arsye se nga sot ai është kryetar i komunes ilegale të komunës së Vitis në Kllokot, pra tani Kllokoti ka dy kryetar Bozidar Dejanoviç nga lista serbe dhe Sreçko Spasiq si kryetar i komunës paralele dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës e ndalon çdo kandidim për persona të cilët janë në struktura ilegale të jenë kandidatë në komunën e Kllokotit”, është shprehur tutje Emini.

Sipas Eminit ai pret që KQZ të deçertifikoj së më shpejtë ish- kandidatin në fjalë, sepse në të kundërt nuk mund të ketë balotazh me një kandidat.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tërheqja e tij nuk ndikon në procesin zgjedhor, pasi afati ligjor për tërheqje të kandidatëve ka përfunduar më 2 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bujqit me ankesa: Nuk u kompensuan as vitet e kaluara për dëmet e pësuara

Bujqit me ankesa: Nuk u kompensuan as vitet e kaluara për dëmet e pësuara

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë ka miratuar 12 vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë ka miratuar 12 vendime

Sorensen në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Sorensen në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Punimet bllokojnë rrugën “Ilir Konushevcin”, kolona të gjata në zemër të Prishtinës

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova nuk ftohet për miqësoren e Juventusit, por ftohet shqiptari Durmishi

Lebron James befason me vendimin, do të luaj për Philadelphia 76ers

Lebron James befason me vendimin, do të luaj për Philadelphia 76ers

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën