Spanja është duke shfaqur një lojë fantastike ndaj Kosta Rikës në Kupën e Botës. Iberikët po e “shkelmojnë” me shifra prej 3:0 ekipin Amerikës Latine.
Stuhia e kuqe në 20 minutat e parë thuajse e ka përmbyllur edhe emrin e fituesit në këtë takim, derisa e mbyllën pjesën e parë me golat e Olmos, Asensios dhe Ferran Torresit.
Skuadra e Luis Enriques ishte absolutisht më e mirë, duke e dominuar pothuajse në çdo aspekt ndeshjen. Në anën tjetër, Kosta Rika po duket e lodhur, pa fuqi të reagojë.