Belgjika ka shkuar në pushim e qetë me epërsi minimale prej 1:0 ndaj Kanadasë. Ndonëse ekipi kanadez tregoi me shumë nga loja, por që fati nuk ishte në anën e tyre.
Kanada arriti të fitoi penallti në minutën e tetë. Carrasco preku topin me dorë në zonë. Pas verifikimit në VAR, arbitri i dha penallti Kanadasë. Ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Davies, por që u ndal Courtois në minutën e 11’.
Megjithatë edhe në vazhdim kanadezët sulmonin, por që belgët rezistuan në mbrojtje dhe me pas arritën të shënojnë me Batshuayi. Sulmuesi e gjeti golin në minutën e 45-t, pas një asistimi nga Alderweilder. /Tëvë1/