TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Specialja dënon me burgim Shalën, Januzin dhe Bahtijarin

by tëvë1
2 vjet ago
73
A A
Specialja dënon me burgim Shalën, Januzin dhe Bahtijarin

Gjykata Speciale ka dënuar Haxhi Shalën me 3 vjet burgim, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijari me nga 2 vjet burgim, për akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Speciale ku thuhet se Trupi Gjykues miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë të arritur midis Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe tre të akuzuarve

Komunikata e plotë:

Sot, 4 shkurt 2024, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë të arritur midis Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe tre të akuzuarve në këtë çështje, ku ata pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale, konkretisht dy nga tre akuzat e konfirmuara kundër tyre nga Gjykatësi i Procedurës Penale. Akuzën e tretë, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, ZPS-ja e tërhoqi më 17 dhjetor 2024, në kuadër të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi. Konkretisht, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari – me udhëzim të Haxhi Shalës – kontaktuan personin në shtëpinë e tij, përkatësisht më 5 dhe 12 prill 2023.

Në bazë të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, Trupi Gjykues shqiptoi gjithashtu dënime kundër z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari si vijon:

• Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim.

• Sabit Januzi u dënua me 2 vjet burgim.

• Ismet Bahtijari u dënua me 2 vjet burgim.

Trupi Gjykues zbriti nga dënimet e dhëna kohën e kaluar në paraburgim që prej arrestimit të të akuzuarve.

Të akuzuarit u pajtuan gjithashtu që të paguajnë shumën prej gjithsej 500 euro si zhdëmtim viktimës së pranuar për pjesëmarrje në proces.

Share10Tweet6

Postime të ngjashme

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën