Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët që ta lexojnë atë dhe ta krahasojnë me përvojën e tyre të përditshme gjatë këtyre viteve.
Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me mirëqenien ekonomike, koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe emigrimin e të rinjve.
Ai ka pyetur nëse qytetarët sot blejnë më shumë me të ardhurat e tyre, nëse e përballojnë më lehtë koston e jetesës, nëse u mbeten më shumë para në fund të muajit dhe nëse kanë shërbime më cilësore publike.
Gjithashtu, Gjini ka ngritur çështjen e realizimit të investimeve të premtuara, përfundimit të projekteve publike me kohë dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përmbyllje të reagimit, kryetari i Aleancës ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen përmes krahasimit të premtimeve me realizimin, investimeve me rezultatet dhe statistikave me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Postimi i plotë:
LEXOJENI RAPORTIN E QEVERISË DHE BËJANI VETES DISA PYETJE!
Qeveria ka publikuar raportin e të arriturave të saj. Ju ftoj ta lexoni dhe ta krahasoni me përvojën tuaj gjatë këtyre viteve.
* A jetojmë më mirë se në vitin 2021?
* A blejmë më shumë me të ardhurat tona?
* A e përballojmë më lehtë koston e jetesës?
* A na mbeten më shumë para në fund të muajit?
* A kemi shëndetësi më të mirë?
* A kemi arsim më cilësor?
* A kemi rrugë dhe infrastrukturë më të mirë?
* A po përfundojnë projektet publike me kohë?
* A po realizohen investimet e premtuara?
* A kemi furnizim më të mirë me energji elektrike?
* A paguajmë më pak për të njëjtën sasi të energjisë elektrike?
* A është bërë më i përballueshëm çmimi i banimit?
* A kemi kushte më të mira për të bërë biznes?
* A kemi më shumë vende cilësore të punës?
* A është zvogëluar emigrimi i të rinjve?
* A marrim shërbime më të mira nga institucionet publike?
* A kemi më shumë transparencë dhe llogaridhënie?
* A është forcuar pozita ndërkombëtare e Kosovës?
* A jemi më afër anëtarësimit në BE dhe NATO?
Rezultatet e një qeverie duhen vlerësuar duke krahasuar premtimet me realizimin, investimet me rezultatet dhe statistikat me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Secili prej nesh mund ta bëjë këtë krahasim.







