TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Specializantët anulojnë protestën, ministri Vitia u premton zgjidhje

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Specializantët anulojnë protestën, ministri Vitia u premton zgjidhje

Protesta e paralajmëruar që të mbahet sot (e mërkurë) nga specializantët para Ministrisë së Shëndetësisë shkaku i pakënaqësive të tyre lidhur me pagesat, është anuluar. Specializantët kanë biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me kërkesat e tyre, dhe ky i fundit u ka premtuar zgjidhje.

Përfaqësuesi i specializantëve, Arianit Zajmi tregoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me pagesat për kujdestaritë e mbajtura nga muaji shkurt, tha se nuk ka ligj që Ministria e Shëndetësisë mund t’i kompensojë ato.

Zajmi shtoi se sa i përket vendimit për të paguar nga 500 euro për vit për specializim, Vitia ka thënë se nëse ekspertët ligjor mund të argumentojnë se një gjë e tillë mund të anulohet apo ndryshohet, do të shikon mundësitë për rishqyrtim.

“Sa i përket çështjes së kujdestarive që i kemi mbajtur nga muaji shkurt, dhe që nuk janë kompensuar fare, ministria ka thënë që ato kujdestari nuk ka ligj që mund t’i kompensojë Ministria e Shëndetësisë, ato kanë humbur, kjo e para. E dyta, sa i përket vendimit ka 500 euro për detyrim të shkollimit… dhe 100 euro për specializantët jashtë Kosovës, ka thënë që nuk ka të drejtë ministri i Shëndetësisë me marrë vendim mbi ligj, për shkak se ka thënë se kjo është e përcaktuar me ligj. Unë ia kam parashtruar një pyetje ministrit i kam thënë që unë kam folur me ekspertët ligjorë dhe ekspertët ligjor më kanë treguar për disa rrugë ligjore, përmes të cilave nëse i zbatojnë mund të anulohet ky vendim dhe mund të ndryshohet. Ministri më është përgjigjur nëse më të vërtetë i gjen ekspertë që thonë kështu dhe më argumentojnë, ministri do t’i pranoj…Është treguar i hapur për këtë çështje, por ka thënë edhe një herë, përderisa nuk ka rrugë ligjore, kjo mbetet 100 për qind që jo”, tha Zajmi për KP.

Po ashtu, lidhur me kërkesën e tyre për kujdestari, Zajmi tha se ministri Vitia u ka premtuar se në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor do t’i pajisini specializantët me aneks kontrata. Ai beson që këto aneks kontrata do të jenë në proporcion me Ligjin e ri të pagave.

“Dhe e treta sa i përket kujdestarive ka thënë që ka fundi i këtij muaji, eventualisht në fillim të muajit të ardhshëm ne do t’i marrim aneks kontratë, në bazë të cilave çdo kujdestari do të kompensohet me pagesë…Po mbetet të pritet se si do të jenë ato aneks kontrata, por po besoj që duhet të jena në proporcion me Ligjin e ri të pagave”, tha Zajmi.

Ndërkaq, specializantët protestën e filluan që javën e kaluar, për të vazhduar edhe këtë javë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave si dhe mos pagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mos pagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikohet javë e nxehtë me temperatura të larta në Kosovë, apelohet për kujdes

Parashikohet javë e nxehtë me temperatura të larta në Kosovë, apelohet për kujdes

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Amnesty International: Sistemi i ndihmës i Izraelit dhe SHBA-ve po përdor urinë për gjenocid në Gaza

Pamje që tregojnë personat që kërkojnë ndihma në Gaza teksa spërkaten me gaz lotsjellës

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që shantazhuan një grua në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që shantazhuan një grua në Gjakovë

Hackeni dëshiron ta mbajë Berishën, portieri ka oferta nga Italia

Hackeni dëshiron ta mbajë Berishën, portieri ka oferta nga Italia

Izraeli evakuon 3,800 qytetarë nga frika prej raketave iraniane

Irani thotë se mbrojtja ajrore e dëmtuar nga sulmet izraelite është zëvendësuar

Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

Unitedi nis negociatat për Gyokeresin, sfidon Arsenalin

Basketboll, Kosova U20 e teta në Evropian

Basketboll, Kosova U20 e teta në Evropian

Zbulohet mëngjesi i preferuar i Princeshës Diana

Zbulohet mëngjesi i preferuar i Princeshës Diana

Parashikohet javë e nxehtë me temperatura të larta në Kosovë, apelohet për kujdes

Parashikohet javë e nxehtë me temperatura të larta në Kosovë, apelohet për kujdes

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X