TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

by Tëvë1
11 muaj ago
2
A A
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të rrisin shpenzimet për ushtrinë përballë kërcënimit nga Rusia. Spanja shpenzon më pak për mbrojtjen në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Presidenti amerikan Donald Trump, ka veçuar Madridin për dështimin për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.

Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi është në fund të listës kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes në aleancën 32 anëtarëshe të NATO-s.

Madridi shpenzoi rreth 21.3 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, apo 1.28% të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto, pavarësisht zotimit që NATO ka bërë më 2014 për të shpenzuar të paktën 2%.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi Spanjën dhe Portugalinë këtë javë dhe bëri këtë paralajmërim.

“Qëllimi për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, i miratuar para një dekade, nuk do të mjaftojë për të përballuar sfidat e së nesërmes. Kërcënimi nga Rusia mund të duket i largët, por ju siguroj se nuk është”, tha zoti Rutte.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se Spanja është e përkushtuar për të arritur objektivin prej 2% deri në vitin 2029. Ai tha se shpenzimet për mbrojtjen ishin rritur me 70% gjatë dekadës së fundit. Kryeministri Sanchez shtoi se Madridi, në përgjithësi, ishte kontribuesi i 10-të më i madh i NATO-s.

Trupat spanjolle gjithashtu ndihmojnë për të trajnuar forcat ukrainase ndërsa Kievi lufton kundër agresionit rus.

Megjithatë, kjo nuk ka gjasa t’i duket e mjaftueshme kontribuesit më të madh të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, që më 2024 shpenzuan 3.38 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Presidenti Trump e cilësoi kontributin e Spanjës në NATO si “shumë të ulët”. Ai gjithashtu kërkoi rritjen e objektivit të shpenzimeve për mbrojtjen.

“Do t’u kërkoj të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një qëllim që duhej të ishte arritur vite më parë”, tha Presidenti Trump.

Ai është ankuar prej kohësh se aleatët evropianë po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ata duhet të marrin një pjesë të barrës së shpenzimeve për mbrojtjen.

Megjithatë, analisti Pere Ortega thotë se objektivi prej 5% është jorealist për Spanjën.

“Kjo do të thotë se Spanja të shpenzojë pothuajse 65 miliardë euro. Ne nuk e kemi atë kapacitet ekonomik. Për të arritur këtë shpenzim në mbrojtje, në një farë mënyre, do të duhej të sakrifikohej sfera e sigurimeve shoqërore. Spanjollët do ta ndëshkonin këtë me votën e tyre gjatë zgjedhjeve”, thotë zoti Ortega nga Qendra ‘Delàs’ për Studime të Paqes, me bazë në Madrid.

Presidenti Trump, megjithatë ka gjetur mbështetjeje nga Lituania e cila njoftoi këtë muaj se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5 ose 6% të PBB-së, deri në vitin 2026.

“Ne po përshtatemi me planin e mbrojtjes të NATO-s, që është me rëndësi jetësore për rajonin tonë”, tha ministrja lituaneze e mbrojtjes, Dovilė Šakalienė.

Në takimin e tij të parë të NATO-s si President i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2017, Donald Trump qortoi aleatët se kanë dështuar të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Aleatët evropianë, veçanërisht Spanja, janë të përgatitur të përballen me kërkesa të mëtejshme në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të vendeve anëtare, që do të mbahet në Hagë, në muajin qershor./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Forcat izraelite kryejnë bastisje të re në zonën e Kuneitrës në jug të Sirisë

Forcat izraelite kryejnë bastisje të re në zonën e Kuneitrës në jug të Sirisë

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën