TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Guxo, Nezir Kraki, e ka cilësuar si lajm shumë të mirë për Kosovën vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e pjesshme të masave ndëshkuese ndaj saj.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kraki ka deklaruar se me këtë veprim Bashkimi Evropian ka korrigjuar veten, pasi sipas tij kishte gabuar në leximin dhe analizimin e situatës në raport me Kosovën.

“Lajmi se Komisioni Evropian ka vendosur t’i heqë ato masat e famshme është shumë i mirë për Kosovën, sepse ato masa ishin vendosur me idenë se Kosova po vepronte gabimisht në territorin e vet. BE-ja, sipas meje, kishte gabuar në analizim dhe lexim në raport me Kosovën. Tash kjo është korrigjuar dhe Kosovës nuk i kërkohet më rikthimi i veriut aty ku ishte me barrikadat e Radoiçiqit”, ka thënë Kraki.

Sipas tij, ky vendim dëshmon se Kosova në pesë vitet e fundit është konsoliduar si shtet serioz me vizion të qartë politik dhe institucional.

“Kosova ka arritur një sukses të madh, që është rivendosja e saj në skenën ndërkombëtare si shtet serioz. Tash edhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë e shohin Kosovën si shtet që e di çfarë nuk pranon dhe si funksionalizohet brenda vetes, para se të normalizohet me Serbinë”, është shprehur Kraki.

Ai ka shtuar se veprimet e institucioneve të Kosovës në veri, ndonëse janë cilësuar nga disa si moskoordinim me aleatët, në fakt kanë dëshmuar një nivel të ri serioziteti shtetëror.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka njoftuar të martën se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka sqaruar se bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.

“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.
Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, ka shkruar Bislimi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vdekje e dyshimtë në Prizren, policia nis hetimet

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një person në Ferizaj

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vdekje e dyshimtë në Prizren, policia nis hetimet

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një person në Ferizaj

Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale

Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën