TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spalletti mahnitet nga Zhegrova

by tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Spalletti mahnitet nga Zhegrova

Edon Zhegrova e fitoi prej minutës së 72-të rastin në ndeshjen e Juventusit ndaj Sportingut, të zhvilluar të martën mbrëma.

Pati disa momente të mira, por edhe disa momente jo shumë të mira. Rezultati nuk ndryshoi – mbeti ai 1:1 që ishte edhe para se të hynte sulmuesi kosovar.

Për 26-vjeçarin ishte paraqitja e parë që nga 13 tetori, kur luajti mbi 20 minuta për Kosovën ndaj Suedisë.

Për Kosovën luajti pak minuta edhe më 10 tetor ndaj Sllovenisë, ndërsa ndeshjen e kaluar për Juven e kishte më 27 shtator, ndaj Atalantas.

Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, vendosi t’ia jap rastin në ndeshjen e xhiros së katërt të Championsit dhe ka parë gjëra shumë pozitive. Por edhe është nervozuar.

“Më duhet të vazhdoj ta shikojë atë. Ajo është pozita e tij. Ai kthehet në anën e majtë, e mposht mbrojtësin e tij. Mënyra e lojës i mundëson të shohë kundërshtarin në sy. E njihja tashmë Zhegrovën, por isha i impresionuar nga shpejtësia e tij. Është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta. Është i ndjeshëm me topin”, ka thënë Spalletti.

Pikërisht, ky trajner e ka kërkuar Zhegrovën edhe sa ishte te Napoli.

Zhegrova nuk ka luajtur shumë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, që ia solli mungesa e gjatë. Ai ende nuk ka sanuar plotësisht një lëndim në ije, që e mundon për rreth një vit.

“Nuk ka 90 minuta të plota, por me stërvitje do të rritet dhe do të na ofrojë zgjidhje”, është optimist Spalleti.

Gjatë ndeshjes, Zhegrova i pati edhe disa pasime jo të sakta.

“U zemërova me të sepse e humbi një pasim për Davidin dhe ua dhamë kundërshtarëve topin disa herë. Por është një performancë shumë e mirë. Tifozëria ishte e përfshirë dhe të gjithë mund të ndienin ndikimin e ekipit”, ka shtuar Spalletti, që është i vetëdijshëm për cilësitë e Zhegrovës.

Mediumi i afërt me Juventusin, “Tuttosport” e ka vlerësuar Zhegrovën me notën gjashtë.

“Menjëherë Hjulmand ndëshkohet me karton të vedhë. Ka jetë tek ai, por është e qartë se i duhen disa minuta për t’u rikthyer në formë të plotë”, ka komentuar ky medium.

 

Tags: dardanëtJuventusKosovaZhegrova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën