TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot, luhen tri ndeshje të Superligës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot, luhen tri ndeshje të Superligës

Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll. Të mërkurën dhe enjten do të zhvillohen pesë duelet e kësaj xhiroje që pritet të jetë shumë interesante.

Të mërkurën janë në program tri ndeshje por vëmendja do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Prej orës 13:00, skuadra e Malishevës e pret Llapin në ndeshjen derbi për kreun e tabelës.

Malisheva zë vendin e katërt në tabelë me 41 pikë dhe në këtë duel futet pas humbjes që e pësoi në vikend nga Ballkani.

Kjo disfatë për Malishevën erdhi pas një serie prej katër fitoreve. Në anën tjetër, Llapi është ekipi me formën më të mirë në stinorin pranveror.

Në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani në pranverë, ka pesë fitore e një barazim. Është i dyti në tabelë me 50 pikë, një më pak se Ballkani që është lider dhe po ashtu luan të mërkurën në të njëjtën kohë. Megjithatë, Ballkani do të ketë punë më të lehtë pasi llogaritet favorit kundër Fushë Kosovës në ndeshjen që luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Fushë Kosova po lufton për mbijetesë dhe në tri ndeshjet e fundit ka marrë pesë pikë.

Ndërkohë, Gjilani do ta kërkoj fitoren e parë në pranverë pasi të mërkurën e pret Lirinë e Prizrenit që është e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.

Xhiroja do të mbyllet të enjten, me dy ndeshjet tjera. Prishtina në Lipjan përballet me skuadrën e Dukagjinit ndërsa Feronikeli ’74 e pret në Drenas skuadrën e Dritës. Edhe këto ndeshje startojnë në orën 13:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën