TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sot fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Sot fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Ky takim do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, më 3 dhe 4 nëntor.

Sot, e enjte, punimet do të fillojnë në orën 16:00, ndërsa do të drejtohen nga dy bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz, të cilët gjithashtu do të mbajnë nga një fjalim hyrës.

Në vazhdim ligjvënësve me nga një fjalë rasti do t’u drejtohen kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Elbert Krasniqi, në emër të qeverisë, si dhe shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Do të diskutohet gjithashtu lidhur me progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj grave, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

Ndërsa nesër, më 4 nëntor, temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.

Draft agjenda:

E enjte, 3 nëntor 2022

16.00 -19.30 Sesioni i parë i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

  1. Miratimi i draft agjendës
  2. Miratimi i procesverbalit nga takimi i 8-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 9 dhe 10 mars 2022
  3. Fjalimet hyrëse nga znj. Mimoza KUSARI-LILA dhe z. Romeo FRANZ,

Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë, dhe shkëmbim i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:

  • SH.T.Z Glauk KONJUFCA, Kryetar i Kuvendit,
  • Z. Elbert KRASNIQI, Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emër të Qeverisë të Kosovës,
  • Z. Tomáš SZUNYOG, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian
  1. Progresi i arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE
  2. Të drejtat themelore me fokus tek komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj grave
  3. Sundimi i ligjit: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
  4. Shoqëria civile dhe mediat
  5. Kriza energjetike; kujdesi shëndetësor dhe mjedisi

E premte, 4 nëntor 2022

08.30 -11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë

  1. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal
  2. Miratimi i rekomandimeve
  3. Çështje të tjera
  4. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së./kp
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona në Drenas

Kosovarët “merakli” të armëve pa leje, për dy vjet u sekuestruan mbi 2 mijë

Qëllohet me plumb një person në Rahovec

Opozita akuza për neglizhencë të punimeve në shesh, Komuna e Pejës e mohon

Opozita akuza për neglizhencë të punimeve në shesh, Komuna e Pejës e mohon

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 përqind ryshfet për dronë të rinj

Një përqafim kundër stresit

Një përqafim kundër stresit

Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Milivojeviq: Ministrat nuk mund të vidhnin 115 milionë dollarë pa miratimin e Aleksandar Vuçiqit

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona në Drenas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X