TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Smakiqi: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së, për të sulmuar personalitetin e Thaçit

nga Tëvë1
5 Dhjetor, 2024
0
A A
Smakiqi: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së, për të sulmuar personalitetin e Thaçit

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun- vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut.

E për këto çështje, i ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka diskutuar avokati, Xhevdet Smakiqi i cili ka thënë se këto arrestime janë të paarsyeshme dhe të panevojshme.

Smakiqi thotë se Zyra e Prokurorisë Speciale, sipas tij më shumë e ka taktik, për t`i siguruar dëshmitarët që udhëtojnë për në Hagë.

“E çuditshme sepse dyfishimi i të akuzuarve apo të dyshuarve nënkupton se Zyra e Prokurorit Special në Hagë më shumë po iu kushton rëndësi këtyre veprave penale të cilat po pretendohen se po ndodhin, dhe se këto vepra penale në aspektin juridik legalisht ata kanë të drejtë të dyshojnë mirëpo numri masiv dhe arrestimet që po i bëjnë janë të paarsyeshme dhe të panevojshme. Zyra e Prokurorisë Speciale mendoj që më shumë e ka taktik për të siguruar dëshmitarët që vijnë në Hagë. Në urdhrin apo aprovimin e kërkesës në mbrojte për liri dhe dorëzani që i ka jap 30 mijë euro, ka qenë me siguri edhe në listën e kushteve se çfarë aktiviteti nuk mund të bëjë Isnik Kilaj dhe e kemi parë në aktivitetet politike, por ka qenë edhe detyrë e mbrojtësit t`a këshillojë”, ka deklaruar Smakiqi.

I pyetur se pse këta personat e arrestuar ende mbahen në Zyrën e EULEX-it në Prishtinë dhe nuk kanë udhëtuar për në Hagë, avokati tha se kjo është më shumë procedurë logjistike.

Avokati shtoi se Zyrtarët e EULEX-it dhe Njësive të Specializuara të EULEX-it janë ekip që mbështesin Dhomat e Specializuara, ku sipas tij përfundojnë me disa formalitete si kontroll mjekësore, përmbushje dhe plotësime të formularëve.

Madje, ai kritikon Zyrën e Prokurorisë Speciale, pasi sipas tij kjo zyrë ka pasur mundësi të re alternative për të arrestuarit.

“Kjo është më shumë procedurë logjistike, ku përmes Zyrtarëve të EULEX-it, Njësive të Specializuara të EULEX-it që janë ekip për ta mbështetur Dhomat e Specializuara i përfundojnë disa formalitete, ndoshta edhe kontroll mjekësore, përmbushjen apo plotësimin e ndonjë formulari, një kontakt iu jepin me familje dhe udhëtojnë për në Hagë, unë  e konsideroj tërësisht të paarsyeshme sepse edhe Zyra e Prokurorit Special ka mundur shumë lehtë të kërkoj një masë tjetër alternative edhe për këta të tre të arrestuar sot, pra ka mundur të jetë arresti shtëpiak, ndalimi i që t`i afrohet personit të caktuar, nuk e shoh të nevojshme që për këto vepra penale të ketë arrestime dhe të kemi gjykime, por që ka buxhet të mjaftuar nga Këshilli i Evropës atëherë ata nuk po kanë hezitim, sepse krijojnë edhe shpenzime për të paraburgosurit”, shtoi ai.

Ndërkaq, i pyetur edhe për bastisjen e shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Smakiqi nuk beson që mund të ketë kryer ndonjë vepër penale Kuçi, ngase sipas tij ai ka kontribuar për shtet-ndërtimin dhe sigurimin e vendit.

Madje, ai ka theksuar se Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së, për të sulmuar personalitetin e ish-presidentit, Hashim Thaçit.

“Nuk besoj që mund të mendoj dikush në Kosovë, që Hajredin Kuçi mund t`a kryejë një vepër penale sepse janë personalitete të cilat i kanë kontribuar shtet-ndërtimit dhe sigurisë, unë e di që Kuçi janë shumë të fortë në dijen e tyre për t`a vendosur veprimet e tyre në kufijtë e një kriminimi apo vepre penale, prandaj e shoh një gjah për ta sulmuar personalitetin edhe më shumë të ish-presidentit Hashim Thaçit”, ka theksuar Smakiqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X