TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smajljaj: Bazuar në qëndrimet e partive politike jam pesimist për seancën e nesërme të Kuvendit

by teve1
1 vit ago
1
A A
Smajljaj: Bazuar në qëndrimet e partive politike jam pesimist për seancën e nesërme të Kuvendit

Politologu, Avdi Smajljaj është shprehur pesimist se në seancën e nesërme do të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Smajlaj ka thënë se mendon kështu duke u bazuar në deklaratat dhe qëndrimet e pozitës dhe opozitës.

Sipas tij burimi i kësaj krize institucionale është konflikti i ligjeve çka siç ka thënë ai ‘tregon një papërgjegjësi të deputetëve që i kanë miratuar këto ligje’.

“Jam pesimist sa i përket seancës së nesërme marrë për bazë deklaratat deri më tani dhe qëndrimet e të dyja nëse mund ti quaj kampeve edhe të pozitës edhe të opozitës të cilat duket se janë barrikaduar në interpretimet e tyre ligjore. Dihet që burimi i kësaj krize institucionale është konflikti i ligjeve qoftë brenda ligjit ose në mes të ligjeve  kjo tregon pak një papërgjegjësi të deputetëve që i kanë miratuar këto ligje”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Smajlaj nuk beson se fjala e presidentes do t’i bëj partitë politike që t’i rishqyrtojnë pozicionet e tyre.

“Normalisht pushteti normativ që do të duhej ta kishte presidentja apo presidenti besoj që do të duhej të ishte një thirrje e fuqishme për partitë politike, mirëpo ne e dimë që pushteti apo autoriteti i presidentëve dhe presidenteve tona zakonisht nuk ka qenë ai real siç do të duhej të ishte dhe marrë për bazë ndikimin që e ka fjala e presidentes tek partitë politike besoj që nuk do t’i bëj partitë që t’i rishqyrtojnë pozicionet e tyre”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka thënë se të dy ‘kampet’ po e shfrytëzojnë situatën për interesa të tyre pasi sipas tij sikur partitë të kishin vullnet mes vete shumë lehtë do të mund të dilej nga kjo krizë.

“Të dy këto kampe po e shfrytëzojnë situatën. Njëri kamp ndoshta për ta bërë koalicionin për të siguruar numra se siç duket nga seanca e djeshme qeveria aktuale nuk i ka numrat e mjaftueshëm në bazë të asaj që u votua por si duket edhe opozita është e interesuar që t’ia pamundësoj bërjen e qeverisë Vetëvendosjes dhe besoj që në seancën e nesërme do të jetë prapë një përsëritje. Sikur partitë të kishin vullnet mes vete dhe të mos ishin në atë shkallën e lartë të polarizimit mes vete besoj që shumë lehtë mund të dilej nga kjo krizë me shpresë se legjislatura e ardhshme do t’i shqyrtonte këto konflikte të ligjeve dhe ta pamundësonte cdo krizë tjetër institucionale që mund të përsëritet pastaj”,është shprehur Smajljaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën