TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

nga TËVË 1
17 Nëntor, 2024
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen gjatë këtij viti. Në shtetin e Francës, ndër vendet kryesore të bllokut evropian, thonë se diskutimet për këtë çështje brenda unionit janë duke vazhduar, por vënë në pah vështirësitë për një lëvizje pozitive në këtë drejtim. Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot thekson se janë pro heqjes graduale të masave, mirëpo, sipas tij, “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit nuk po e bëjnë të lehtë përparimin”.

Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë dhe njohësit e integrimeve evropiane nuk presin që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës tani për tani. KosovaPress ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës nëse po punojnë me vendet anëtare të BE-së, për heqjen e masave, si dhe nëse ka ndonjë kusht shtesë për largimin e tyre, mirëpo zyrtarë të Qeverisë nuk kthyen ndonjë përgjigje.

Ambasadori francez në Kosovë, Guerot, thotë se po shohin brenda unionin evropian se kur do të jetë e mundur heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Masat u vendosën në 23 qershor pas një lëvizjeje të Qeverisë së Kosovës që çoi në një situatë shumë të tensionuar, në trazira. Ka pasur diskutime më pas dhe diskutimet kanë rifilluar gjatë vitit 2024. Ne kemi qenë për një heqje graduale të masave, por disa veprime të njëanshme nuk e bëjnë të lehtë përparimin në atë drejtim. Diskutimet do të vazhdojnë, janë duke vazhduar dhe do të shohim se kur do të jetë e mundur heqja e tyre. Jemi pro heqjes graduale të masave”, thekson ai.

Skeptike për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës është edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Megjithatë, ajo thekson se të njëjtat janë të padrejta dhe se Kosova nuk meriton të ndëshkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar në çdo takim që kemi pasur me zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe vendet anëtare të BE-së. Tani në këtë fazë nuk është në dorën e vetme të institucioneve të BE-së, por edhe vendeve anëtare. Ne kemi kërkuar që Kosova mos të ndëshkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Imagjinoi se çfarë pike kemi arritur ne. Kosova falë kësaj qasje ka arritur të jetë në të njëjtin klub me Bjellorusinë. Kosova s’duhet të pësojë për shkak të një njeriu. Ne shpresojmë që masat të hiqen sepse ato po ndëshkojnë qytetarin e Kosovës, jo kryeministrin Kurti. Nuk pres ndonjë zhvillim shumë shpejtë, pasi marrin kohë proceset e ndërtimit të institucioneve brenda BE-së. Por ne vazhdimisht kemi thënë që masat janë të padrejta dhe ato duhet të hiqen”, deklaron ajo.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se heqja e masave do të ndodh vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë.

“Zhvillimet pozitive janë vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë. Derisa ka mentalitet të tillë qeverisës s’ka ndryshim të këtyre masave. Më mirë të them se nuk presim ndonjë ndryshim, pasi këtu nuk ka ndryshuar logjika e komunikimit dhe bashkëpunimit ose ruajtjes së partneritetit. Më së shumti jemi dëmtuar edhe në pjesën financiare, ku janë miliona të humbura nga këto masa apo sanksione që janë quajtur”, deklaron ai.

Kurse, njohësi i zhvillimeve evropiane, Blerim Canaj, thotë se heqja e masave do të varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Varet sesi sillemi ne, se si sillet qeveria jonë. Ne po jetojmë në një botë ku mbi të gjitha po monitorohen çështjet e sigurisë, pastaj ndikimi që mund të ketë Rusia në ambiente të caktuara psh. Po ashtu, rreziku për konflikte të vogla që do të shkonin në favor të Rusisë. Kjo varet gjithmonë sesi sillet qeveria jonë dhe çfarë vendimesh merre. Në fund të ditës nga ajo do të varet heqja e masave apo jo. Gjithmonë duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe raportet që mund t’i ketë qeveria jonë me partnerët dhe faktorin ndërkombëtarë”, thekson Canaj.

Se nuk ka vendimmarrje në BE për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës e tha me 15 nëntor edhe zëdhënësi i unionit, Peter Stano.

Në anën tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë në fund të muajit tetor, tha se duhet punë e mëtejshme e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese.

BE i vendosi masat ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas tensioneve në veri të vendit.

Tags: BEheqja e masavesanksione
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X