Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Skenderaj i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Siç ka njoftuar policia i arrestuari ishte në kërkim për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë(6) muaj”, ka njoftuar policia




