TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​S’ka interesim të qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë, pasojnë gjobat

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gjoba për ata që s’e paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri në fund të prillit

Shtrenjtimi i faturave për tatimin në pronë, pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, ka bërë që numri më i madh i qytetarëve të mos paguajnë atë. Pavarësisht se kësti i parë është dashur të paguhej deri me 31 prill, në të kundërtën kanë hyrë në sistem që pasojnë me gjoba, ata nuk ka shprehur interesim për ta paguar. Kështu ka bërë të ditur, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se qytetarët kanë pritur ndryshimet e premtuara nga niveli qendror rreth faljes së mundshme të 100 eurove.

Ai është shprehur se në bazë të informatave që posedojnë nga kryetarët e komunave, qytetarët nuk kanë zgjuar interesim ta bëjnë pagesën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023.

“Në bazë të informatave që posedojmë në shumicën absolute të komunave qytetarët nuk kanë zgjuar interesim që ta bëjnë pagesën e faturës të tatimit në pronë për vitin 2023, e sidomos pjesën e parë, e cila është dashtë që të paguhet deri me 31 prill të këtij viti. Qytetarët që nuk e kanë paguar këstin e parë deri me atë datë, atëherë ata kanë hyrë me automatizëm në sistem ku do të pasojnë gjobat dhe kamatat. Përqindja në total nëpër komunat në vend, nuk është ashtu siç ka qenë vitet paraprake”, ka thënë Ibrahimi.

Mes tjerash, Ibrahimi është shprehur se pavarësisht pritjeve të qytetarëve nga niveli qendror për faljen e 100 eurove, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Qytetarët kanë pritur sa i përket ndryshimeve të premtuara nga niveli qendror rreth faljes së mundshme të 100 eurove të para për çdo tatim pagues të tatimit në pronë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur”, ka vijuar Ibrahimi.

Se ka rënë interesimi i qytetarëve ta paguajnë tatimin në pronë për këtë vit, duke pritur faljen nga 100 euro e ka thënë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai është shprehur se qytetarët janë në pritje se çfarë po ndodh me faljen prej 100 eurove.

“Ka pas pengesa për shkak se po presin çfarë po ndodh me atë falje dhe inicimi i një ideje të tillë ka ndikuar që qytetaret të hezitojnë, sepse po besojnë dhe shpresojnë se ndoshta qeveria do t’ia falë dhe kjo natyrisht se ka shkaktuar probleme tek grumbullimi i pjesës së të hyrave vetanake tek buxheti i komunave, jo vetëm i Prizrenit por i të gjitha komunave tjera. E them këtë, sepse jam edhe anëtar i bordit të AKK-së dhe jam në dijeni që të gjitha komunat e kanë përafërsisht problemin e njëjtë…Ka ra interesimi dhe përqindja e pagesave, sepse po presin çfarë po ndodh me faljen prej 100 eurove”, ka thënë Totaj për KP.

Edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se ka konfuzione mes qytetarëve nëse ka falje të 100 eurove ose jo.

“Është interesimi pothuajse i njëjtë, por është rrit baza tatimore dhe ajo në shifra nuk reflekton, pra është pagesa e njëjtë, mirëpo është rrit sasia, prej 2.4 milion ka shkuar në 3.3 milion euro…Ka konfuzion, ka falje apo s’ka, janë njëfarë popullizmi, po besojmë se do të përmiresohet muajt në vijim dhe do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë siç kanë paguar”, është shprehur Muhaxheri.

Projektligji për tatimin në pronën paluajtshme është në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kaluar në lexim të parë në Komisionin për Buxhet. Shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind e në disa raste edhe mbi 700 për qind ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti, i cili është kundërshtuar nga qytetarët, opozita dhe bizneset.

Tags: gjobasazan ibrahimiTatimi ne prone
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën