TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Situatë e qetë në Banje, policia thotë se ishte në dijeni për ushtrimet e ushtrisë serbe

Një ditë pasi kryeministri Kurti publikoi një video të forcave serbe afër kufirit me Kosovën, ekipi i Tëvë1 ka qëndruar në fshatin Banje të Zubin Potokut. Banorët atje por dhe Policia e Kosovës, nuk janë të befasuar nga këto veprime.

nga Fetije Kamberi
22 Mars, 2024
0
A A
Situatë e qetë në Banje, policia thotë se ishte në dijeni për ushtrimet e ushtrisë serbe

Territori i Kosovës mbaron në këtë vendbanim që gjendet në një pjesë të veriut.

Kjo është rruga malore e fshatit Banje te komunës së Zubin Potokut, 50 metra larg këtij vendi është kufiri me Serbinë, ku janë parë forcat serbe.

Mirëpo pamjet që u publikuan të enjten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u panë si shqetësim në këtë fshat.

Për dallim nga një ditë më parë, situata në fshat të enjten ishte e qetë.

Një banor i Banjës që nuk dëshiroi të flet para kamere thotë se nuk ka asgjë shqetësuese sepse ushtrime ka nga të dyja anët.

“Nuk jam i interesuar as për Kurtin as për askënd, këtu gati është Serbia e ushtrime të policisë ka edhe nga ana e Kosovës, ata janë lart me armë dhe duke gropuar, edhe ata janë këtu”.

Situatën stabile e shohin edhe nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani thotë se për këto patrullime kanë të qenë të njoftuar një ditë më herët.

“Në fakt për ushtrimin e ushtrisë serbe ne kemi pas informacion nga partnerët tonë të KFOR-it të cilët na kanë njoftu, të paktën unë e kam ditë më herët që do të ketë ushtrim një ditë më vonë dhe nuk ka qenë befasi për neve. Kështu që po është e vërtetë, pamjet janë tonat ne i kemi pa ata, kemi qenë në afërsi të vendit edhe ne sepse jemi duke kontrollu kufirin tonë por nuk ka pas ndonjë problem për me theksu”, ka thënë ai.

Sipas Elshanit, situata e sigurisë është në kontroll nga ana e Kosovës.

“Situata në veri të vendit nuk është krejt normale është e qetë mirëpo është delikate. Kështu që veprimet mund të kenë delikatshmëri si veprime si lëvizje, mirëpo për neve është me rëndësi që të jemi të përgatitur në anën tonë”.

E për këto patrullime të ushtrisë serbe nuk ka qenë i njoftuar kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

“Jo nuk kam qenë i informum nga askush për patrullimin e ushtrisë serbe afër fshatit banje, mirëpo besoj shumë që organet e sigurisë e dijnë”, ka thënë ai.

Sipas policisë, në këtë pjesë në fshatin banje janë për patrullim të zakonshëm edhe zyrtarë të policisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X