TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, nga të cilat 7 mbeten ende aktive, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura, në operacionet e izolimit dhe shuarjes janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Ndërkaq, vijon puna intensive për shuarjen e zjarrit me angazhimin e forcave të MZSH-së, ADZM-së, 50 efektivëve të FA-së dhe një helikopteri të Forcës Ajrore.

Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të FA-së dhe avioni “Air Tractor” ndërsa vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës.

Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

“Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa dhe vijon puna për të penguar përhapjen drejt zonave të banuara. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të FA-së dhe avioni “Air Tractor”. Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, zjarri ka kaluar në majën e malit dhe ka rritur intensitetin brenda një zone të mbrojtur. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Penkovë, bashkia Selenicë, zjarri është shuar plotësisht, pasi preku rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë, bashkia Skrapar, situata është vendosur nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën