Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka gjetur sërish rrugën drejt golit me fanellën e Dinamo Zagrebit.
Futbollisti shqiptar realizoi në minutën e 21-të të ndeshjes ndaj Goricës, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në këtë përballje.
Hoxha e shfrytëzoi një asistim në zonë për të shënuar, duke ndërprerë kështu pritjen për gol, e cila zgjaste që nga fundi i muajit gusht.
Goli i fundit i sulmuesit me Dinamon ishte shënuar në ndeshjen ndaj Vikingut, në kuadër të garave evropiane.
Ndërkohë, javën e kaluar Hoxha kishte kontribuar me asistim, kurse këtë herë u rikthye te realizimi.
Dinamo Zagrebit i nevojitet fitorja për të mbetur vetëm një pikë prapa Hajduk Splitit, që kryeson kampionatin.











