TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Viti 2025 kaloi pa ndonjë incident madhor në katër komunat veriore të Kosovës. Mbyllja e strukturave paralele, si dhe aksionet e tjera të organeve të rendit nuk u përcollën me protesta, siç kishte ndodhur rëndom në të kaluarën.

by Venhar Isufi
55 minuta ago
0 0
A A

Situata e sigurisë përgjatë vitit 2025, në katër komunat veriore vlerësohet të ketë qenë e qetë.

Përgjatë gjithë vitit, organet e rendit vazhduan me mbylljen e strukturave paralele.

Mbyllja e tyre nuk u përcoll me protesta apo reagime të dhunshme, siç kishte kishte ndodhur në të kaluarën.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tregon se këtë vit gjithashtu nuk u shënua asnjë protestë e dhunshme.

“ E arritura më e madhe është një stabilitet i qështjeve të sigurisë, që ka qenë ka mbizotëruar përgjatë vitit 2025 nuk kemi pasur protesta të dhunshme, nuk kemi pasur ndonjë problem të madh për ta theksuar, që ne nuk kemi pasur mundësi për ta menaxhuar, kemi pasur zgjedhjet që janë mbajtur këtë vit, janë shumë aktivitete policore të cilat janë zhvilluar por në përgjithësi mund të themi se situata e sigurisë në veri të vendit, ka vazhduar të jetë e qetë. Ajo cfarë e karakterizon vitin 2025 njejtë me vitin 2024 e sidomos pas ngjarjeve të Banjskës të 2023-ës, është që ne e kemi mundësi të kemi nënkontroll policor gjithë veriun e vendit, dhe nuk ka asnjë vend që nuk mund të ndërhyjmë nëse kemi ndonjë informacion për verifikim”, tha ai.

Policisë së Kosovës në vitin 2025, iu shtua numri i pjesëtarëve nga komuniteti serb, boshnjak, egjiptian dhe ashkali.

Komunat veriore, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, janë rikthyer nën udhëheqjen e kryetarëve serb.

Betimi i tyre u bë duke respektuar simbolet e Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori Elshani thotë se çdo ligj i Republikës duhet patjetër të respektohet edhe në këtë pjesë të vendit.

“ Janë mbyllur thuajse të gjitha institucionet paralele, ne e kemi shëndetësinë dhe arsimin që është më shumë problem politik, edhe me siguri do të ketë zgjidhje politike për këto. Nuk ka institucione paralele me të cilat ne nuk jemi marrë, dhe që nuk i kemi larguar nga ky vend. Tash janë disa çështje praktike të cilat kanë dalë pas hyrjes të kryetarëve të komunave në këtë vend edhe, ato i menaxhojmë dhe jemi duke i menaxhuar, ajo që është kryesorja me theksua, ne jemi këtu për ta zbatuar ligjin, ligjin e Republikës së Kosovës se këtu është Republika e Kosovës, edhe ne nuk kemi ndonjë problem tjetër me të cilin po ballafaqohemi”, u shpreh Elshani.

Njohësit e sigurisë vlerësojnë se rritja e sigurisë në katër komunat veriore, ka ardhur pas aktiviteteve të shumta të institucioneve të vendit.

Ndër punët e mira që u bënë më 2025, profesori Avni Islami thotë se është edhe arrestimi i të dyshuarve për spiunazh.

“ Në përgjithësi në mënyrë të gjeneralizuar unë konsideroj, se institucionet e sigurisë së Kosovës, në këtë vit kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme. Shih për këtë, Duke pasur parasysh, që në Ballkanin Perëndimor unë konsideroj se nuk ka më luftë klasike, lufta më e madhe po zhvillohet midis Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, VBA, pra Agjencisë së Ushtrisë së Informacionit dhe të BIA serbe të cilat, të dyja këto Agjenci e sidomos VBA-ja serbe e Ushtrisë kemi prova dhe fakte të besueshme se ka qenë shumë aktiv. Dhe kur e kemi parasysh se në këtë vit kemi pasur arrestime të shumta, për spiunazh, lufta e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës del të jetë fitimtare në raport me dy agjencitë serbe. Kjo tregon për suksesin e AKI-së, Policisë së Kosovës si lig jzbatuese që kanë marrë një sërë veprimesh për arrestimin e personave të dyshuar”, thotë ai.

Përgjatë vitit 2025 është ngritur edhe aktakuza për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Dy vëllezërit Viqentijeviq, Jovan dhe Dragisha, kanë nisur përballjen e tyre me drejtësinë kosovare.

Sipas aktakzuës ata e dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit duke vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit “TNT” në brendësi të kanalit, të cilin e aktivizuan përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vit pa Kuvend e qeveri në detyrë

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

KEDS thotë se është arritur niveli më i lartë i kërkesës, kërkon kursim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën