TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi therja me thikë e 14 vjeçares në Pejë nga shoku i klasës?

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Si ndodhi therja me thikë e 14 vjeçares në Pejë nga shoku i klasës?

Një 14 vjeçare në shkollën “Tetë marsi” në Pejë është therur me thikë nga shoku i klasës. Gjendja e saj është stabile ndërsa i dyshuar është ndaluar për 24 orë.  I njëjti dyshohet që për 3 javë kishte kërcënuar me thikë nxënësit e klasës. Kjo ngjarje ka shqetësuar prindërit e nxënësve.

Ora e “Edukatës Fizike” nuk shkoj mirë për nxënësit e klasës së nëntë në shkollën “Tetë marsi” në Pejë të martën.

Adoleshentët, ishin në sallën e sportit duke u përgatitur për të nisur ushtrimet.

Por, para se nisin orën mësimore, një nxënëse kërkoi leje nga arsimtari për ty kthyer në klasë.

Pasi u kthye, ajo u ther me thikë nga shoku i klasës, i cili sapo kishte ardhur në shkollë.

Nxënësja ka marrë plagën në këmbë  por gjendja e saj është stabile.

“14 vjecarja është sjellë këtu në spitalin e përgjithshëm të Pejës nga menaxhmenti i shkollës dhe pas marrjes se trajtimit mjekësor e njëjta është liruar në shtëpi”.

Motivet që dërguan deri tek ky akt nuk dihen, por drejtoresha, Leonora Shoshi,  tregon detaje në lidhje me rastin.

“Në klasë ka qenë vajza, e cila ka kërkuar leje prej arsimtarit të “Edukatës Fizike” me qëndruar në klasë për çfarë arsye ato e din Policia dhe arsimtari. Ky nxënës ndërkoha ka ardhur se nuk ka ardh me kohë në shkollë është afruar dhe e ka ekspozuar thikën para nxënëseve prezentë që kanë qenë aty ju ka afru. Nuk kanë pasur konflikt  verbal dhe e ka therë, pastaj ai ka dal se e kam përcjelle me kamera dhe e ka mshefë thikën jashtë shkolle. Nuk është lëndim shumë i madh por as i vogël sic kanë thënë disa, se ka mundur me kenë edhe me madhe sipas thikës që është nxënë tek nxënësi”, ka deklaruar ajo.

Nxënësi i klasës së nëntë sipas drejtoreshës kishte disa vërejtje për sjellje.

“Në muajin tetor kur e kemi pas mbledhjen e prindërve është shqiptuar masë disiplinore me shkrim, ku është informuar edhe prindër. Por edhe në vitet paraprake ka qenë nxënës me i lazdruar”, tha ajo.

Madje sipas burimeve të tëvë1, 14 vjeçari dyshohet që 3 javë kishte mbajtur me veti thikën dhe kishte kërcënuar nxënësit e klasës me të.

E menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 24 orëve”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Ky rast  i ndodhur brenda hapësirave të shkollës ka ngjallur shqetësime tek prindërit.

“Shqetësimet e prindërve për rastin që ndodhi në shkollën “Tetë marsi” janë mjaftë të mëdha, Shpresojmë që institucionet të marrin masat që këto raste të mos përsëritën në asnjë shkollë në Kosovë”, ka deklaruar Besim Dragaj nga Këshilli i Prindërve.

Drejtoresha ka thënë se pas këtij rasti i kanë shtuar masat e sigurisë ndonëse sipas saj herë pas herë nxënësit kontrolloheshin.

Tëvë1 ka provuar të marr një qëndrim  edhe nga prindërit e 14 vjecares, por ata nuk kanë dashur të flasin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën