Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca, ndërsa në ulëset e deputetëve janë vendosur shirita portokalli në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Përmes këtij simboli, Kuvendi i Kosovës i bashkohet fushatës globale që synon ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Fushata nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Mesazhi i kësaj fushate është se lufta kundër dhunës ndaj grave kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, përtej simbolikës.




