TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si ndodhi sulmi në tren ku një udhëtare mori lëndime në kokë pasi u godit nga një gur?

Një udhëtare e trenit të linjës Prishtinë – Pejë pësoi lëndime në kokë, pasi disa persona hodhën gurë në drejtim të trenit. 26 vjeçarja u dërgua për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas. Kompania “Trainkos” e ka dënuar ashpër rastin, përderisa organet e rendit janë duke kryer hetimet e nevojshme.

nga Fëllënza Krasniqi
4 Maj, 2025
0 0
A A

Udhëtimi që nisen me trenin Prishtinë- Pejë, nuk shkoi siç duhet.

Mu në kohën kur treni ishte në lëvizje, disa persona të pandërgjegjshëm hodhën gurë në drejtim të tij.

Nga ky sulm që ndodhi teksa treni po kalonte nëpër fshatin Grabovc, lëndime pësoi kjo udhëtare.

26 vjeçarjes që mori lëndime në kokë, ndihma e parë iu dha në vendin e ngjarjes, e për trajtim të mëtutjeshëm u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Lidhur me ngjarjen që ndodhi të shtunën, kanë reaguar edhe nga kompania hekurudhore “Trainkos”.

Ata dënuan ashpër sulmin që është bërë ndaj tyre.

“Ky akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm përbën një kërcënim serioz për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit tonë, si dhe për integritetin e shërbimeve tona hekurudhore. Këto veprime nuk janë vetëm të papërgjegjshme dhe të paligjshme, por përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pasagjerëve, stafit hekurudhor dhe gjithë pjesëmarrësve në këtë shërbim publik”, thuhet nga Trainkos.

Për një ekspert të komunikacionit, e gjithë ngjarja cilësohet si një krim.

“Ajo më shumë i takon krimit që do të thotë që është vepër penale në qoftë se dikush e gjuan trenin me gurë dhe pikërisht ajo që ne e konsiderojmë aksident edhe krim në komunikacion atëherë krim është në qoftë se dikush e hedh gurin e lëndon ose nga pasojat e hedhjes së gurit mundet me ardh deri te lëndimi trupore ose për fat të keq edhe te fataliteti”, thotë Nol Deda.

Vetëm në javët e fundit janë regjistruar disa aksidente mes trenit dhe veturave, njëra prej të cilave me fatalitet.

Profesori Nol Deda tregon se cilët janë shkaqet më të shpeshta të këtyre aksidenteve.

“ I përkufizojmë në disa faktorë, faktori njeri është sa i përket drejtuesit të automjetit dhe drejtuesit të trenit, pastaj vjen infrastruktura rrugore dhe ajo hekurudhore. Si faktorë i tretë mundet me ardh edhe si faktorë i njohurive mbi sigurinë e komunikacionit rrugorë dhe hekurudhor”, vlerëson ai.

Ditë më parë janë dëmtuar edhe vagonët e riparuar të stacionit hekurudhor të Hanit të Elezit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Çaslav Joliq dënohet më pesë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Çaslav Joliq dënohet më pesë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Prokuroria Speciale thotë se po heton kontratën për shërbime të arkitektit në kryeqytet

“Pastrimi” dhe komuna marrëveshje për mirëmbajtje të hapësirave publike, jo për mbeturina

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Çaslav Joliq dënohet më pesë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Çaslav Joliq dënohet më pesë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X