TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si ndodhi shpërthimi i mjetit të Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut?

Sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut është bërë shpërthimi në mënyrë të kontrolluar i një mjeti të Luftës së Dytë Botërore, ku nuk u regjistrua asnjë dëm.

nga Lindrit Zejnullahu
2 Maj, 2025
1 1
A A

Shiritat e policisë u vendosën.

Edhe rruga që të çon te lagjja Teneçja në Stagovë të Kaçanikut u bllokua.

Njëjtë u veprua edhe në anën tjetër të këtij fshati.

Ekipe të shumta të Policisë, KFOR-it, zjarrfikësve, ambulancës e Forcës së Sigurisë së Kosovës u panë në vendngjarje.

Krejt kjo pasi këtu pritej të shpërthej një mjet i Luftës së Dytë Botërore që është gjetur ditë më parë nga disa qytetarë.

E këta të fundit thanë se nuk janë ndjerë të rrezikuar dhe se i janë përmbajtur rekomandimeve të organeve kompetente.

“Nuk ka pasur panikë rreth banorëve për arsye të sigurisë ose diçka, Policia kanë qenë gjithnjë në vendngjarje dhe kanë siguruar zonën që kalimtarët e rastit mos me shku aty gjithçka ka qenë në rregull. Tash jemi këtu me organet, presim shpërthimin e kontrolluar të saj, banorët sipas njoftimit nga ora 09:00 janë evakuuar tërësisht askush nuk është në lagje dhe presim shpërthimin dhe të rikthehemi në shtëpi”, tha banori Arian Teneqja.

Kurse për përgatitjet për këtë shpërthim, folën edhe nga Komuna e Kaçanikut.

“Dmth tash presim eksplodimin dhe besoj që gjithçka do të jetë në rregull, masat janë ndërmarrë, largësia është prej këtu mbi një kilometër është 1200-300 metra, presim që banorët mos të kenë probleme telashe edhe pse janë ndërmarrë të gjitha masat besoj që nuk do të ketë problem”, tregoi zyrtari i Emergjencave, Bujar Bajra.

E në orën 12:30 u bë edhe shpërthimi në mënyrë të kontrolluar i mjetit.

Momentin e shpërthimit e kapën edhe kamerat e sigurisë të vendosura në një vendpunishte.

Se e gjithë situata ishte nën kontroll e thanë nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i që ishin akterë kryesorë në këtë shpërthim.

“Sot KFOR-i e kreu me sukses eksplodimin e atij mjeti të dyshuar dhe sipas informacioneve që i kemi prej KFOR-it qytetarët mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe vendbanimet dhe bizneset që i kanë në atë zonë. Rruga është me pengesa vende vende për vetura të vogla ndërsa me vetura të larta nuk kanë kurrfarë problemi për me dalë, për momentin është gjithçka në rregull”, tha komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, Emrush Lalinovci.

“Operacioni i sotëm i KFOR-it u bë për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë popullsinë në Kosovë. Ky është mandati ynë dhe është ajo se çfarë ne do të bëjmë deri në fund. Operacioni ishte një sukses, u operua profesionalisht. E gjithë zona u studiua shumë dhe u morën të gjitha masat e nevojshme për të pasur siguri. Definitivisht ishte një sukses”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Manfradelli.

Ky mjet ishte në këtë zonë tash e disa ditë, e që peshonte mbi 200 kilogramë ku rreth 138 prej sa ishte e mbushur me eksplozivë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

“Info Nata”- 30.06.2025

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X