TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi grisja e Kuranit në Prizren? – Pronari i lokalit u shokua kur pa pamjet e kamerave të sigurisë

Policia në Prizren ka identifikuar dhe arrestuar personin që e grisi librin e shenjtë, Kuranin, gjatë ditës së djeshme. Në Prizren rastin po e konsiderojnë si provokim të rëndë.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
3
A A
Si ndodhi grisja e Kuranit në Prizren? – Pronari i lokalit u shokua kur pa pamjet e kamerave të sigurisë

Me librin e Kuranit në duar, po endej rrugëve të Prizrenit.

Pas pak sekondave, ky person tashmë emër i njohur për organet e rendit, e grisi librin e shenjtë, dhe fletat e tij i hodhi në tokë.

Këto imazhe e shokuan Halit Januzin, i cili është pronari i lokalit, kamerat e së cilit e xhiruan gjithë incidentin.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:10, fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur se për ramazan ne nuk punojmë ditën… Një kojshi mu afru tha mi jap kamerat me i kqyr se fletat e Kuranit nëpër tokë ishin, më erdhi shumë shokuese dhe hymë në kamerë e pamë personin tu e shku duke e bërë atë aktin”, ka deklaruar ai.

Për qytetarët e Prizrenit, ky është një akt provokativ, i cili bëhet më i rëndë pasi po ndodhë në muajin e Ramazanit.

“Vallai kjo është provokacion i madh që është bërë në këtë muaj të Ramazanit dhe është një dobësirë e madhe”, tha Jeton Morina-qytetar.

Rastin e ka dënuar edhe Bashkësia Islame në Prizren.

Edhe nga Bashkësia Islame në Prizren e dënuan këtë rast.

“Është një akt i ligë, i trishtushëm, irritues, vetëm me mendu njeri me shky Kuranin, me shky një fletë të Kuranit është boll  e jo me ndodh kjo aq më tepër që ndodhi në muajin e shenjtë të agjërimit të Ramazanit kur gjithë shpirtat e zemrat e besimtarëve janë kthyer kah Zoti”, ka pohuar kryeimani i KBI-së, Dr.Orhan Bislimaj.

Derisa u raportua se personi në fjalë dyshohej se ka probleme psikike, Bislimaj ka dyshime në këtë.

“Megjithatë pse nuk e mori biblën por mori Kuranin, pse nuk po ndodh me Biblën asnjë dëmtim) 05:37 – 05:50 (Ndërtimi i një opinioni kundër Kuranit nuk ndodh rastësisht, nuk pik prej qiellit, dikund është frymëzu, varësisht se me kë ka qëndru personi në fjalë apo personat e tjerë të afërm e pastaj edhe veprimet i ka në terren”.

I dyshuari është arrestuar gjatë ditë dhe atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Konfirmojmë se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet  I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Speciale.

Ky rast nga policia është cilësuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk ka kufizime për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Dy persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Dy persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk ka kufizime për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

Vushtrria dënohet për organizim të dobët, Ismet Munishi ndëshkohet me një lojë dhe vërejtje

Vushtrria dënohet për organizim të dobët, Ismet Munishi ndëshkohet me një lojë dhe vërejtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën