TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Industria e drurit në Kosovë synon miliardin, çfarë e pengon hovin e eksporteve?

by teve1
7 minuta ago
0
A A
Industria e drurit në Kosovë synon miliardin, çfarë e pengon hovin e eksporteve?

Industria e drurit në Kosovë synon që gjatë dhjetë viteve të ardhshme ta pesëfishojë eksportin, duke arritur në një miliard euro, pas rritjes nga 17 milionë në afro 200 milionë euro në dekadën e fundit. Megjithatë, përkundër këtij progresi, sektori vazhdon të përballet me sfida që lidhen me sigurimin e lëndës së parë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, investimet në teknologji dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

Këto çështje u vunë në fokus të Konventës së nëntë të Industrisë së Drurit, e cila po mbahet në Prishtinë, me ç’rast u bashkuan përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin dhe potencialin e këtij sektori.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila tha se industria e drurit është një sektor me traditë dhe potencial të madh për ekonominë e vendit, i cili ndërthur mjeshtërinë tradicionale me inovacionin dhe teknologjinë.

“Një sektor me traditë, mjeshtëri dhe potencial të madh për ekonominë e vendit. Ky sektor dëshmon ndërthurjen e traditës me inovacionin dhe teknologjinë, duke krijuar produkte konkurruese. Vlerësoj lart kontributin e shoqatës së përpunuesve të drurit të Kosovës në mbështetjen dhe promovimin e biznesit në këtë sektor. Synimi ynë është që Kosova të prodhojë më shumë produkte me vlerë të shtuar dhe të forcojë konkurrueshmërinë e saj në tregjet ndërkombëtare. Në vitin 2025, ajo përfshin mbi 7mijë ndërmarrje, më shumë se 52 mijë të punësuar dhe një qarkullim me 3.18 miliardë euro. Në prodhimin e drurit dhe produkteve të tij operojnë 519 ndërmarrje me rreth 2 mijë 814 të punësuar dhe qarkullim mbi 121 milionë euro, ndërsa prodhimi i mobilieve përfshin 823 ndërmarrje dhe rreth 5 mijë 600 të punësuar. Këto shifra tregojnë për rëndësinë që kjo industri dhe ky sektor e ka në ekonominë e Kosovës dhe në industrinë përpunuese”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Megjithatë, ajo theksoi se një ndër sfidat kryesore mbetet sigurimi i një zinxhiri të qëndrueshëm të furnizimit me lëndë të parë dhe certifikimi i saj.

“Sfidat që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe për të cilat jemi shumë të vetëdijshëm si qeverie e si ministri janë edhe sigurimi i zinxhirit të qëndrueshëm dhe të certifikimit të furnizimit me lëndë të parë. Kosova ka potencial të konsiderueshëm pyjor, por ende duhet të avancojmë në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, certifikimin e tyre dhe krijimin e sistemeve të besueshme të gjurmueshmërisë së drurit. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të pasurisë sonë natyrore, por edhe për konkurrueshmërinë e prodhuesve tanë në tregjet evropiane. Një sfidë tjetër është sigurimi i lëndës së parë cilësore dhe të parashikueshme përballë nevojës për investime në teknologji moderne, certifikim të produkteve dhe përmirësim të efikasitetit energjetik. Po punojmë më shumë në përgatitjen e fuqisë punëtore të specializuar, në dizajn industrial dhe në lidhjen e ndërmarrjeve me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Një mundësi e rëndësishme për zgjerimin e bizneseve tona është qasja në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Kreshnik Shehu, tha se industria ka dëshmuar se mund të prodhojë, të investojë dhe të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare, por theksoi se synimi i radhës është rritja e eksportit në një miliard euro.

“Në këtë konventë janë njerëzit që kanë marrë rreziqe, kanë investuar, kanë krijuar vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për më shumë, përpunimi i drurit nuk është vetëm biznes. Industria jonë ka dëshmuar se di të prodhojë, të investojë, të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare, megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me këto të arritura. Edhe pse në 10 vitet e fundit kemi rritur eksportin nga 17 milionë në afër 200 milionë, që do të thotë që jemi 15-fishuar, ne duhet t’ia qesim detyrë vetes që të 5-fishohemi në 10 vitet e ardhshme. Domethënë, që të arrijmë 1 miliard euro eksport. Që të arrijmë këtë, duhet të jemi më produktivë. Më konkurrues dhe mbi të gjitha më të organizuar. Teknologjia dhe digjitalizimi, sepse nuk mjafton të kemi makineri moderne, nëse nuk kemi edhe procese të modernizuara. Duhet të afrojmë arsimin profesional me industrinë…Nga institucionet tona presim politika të qëndrueshme dhe mbështetje konkrete për zhvillimin e prodhimit, të na krijojnë kushte për të bërë më të mirën”, tha ai.

Në konventë mori pjesë edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Asa Pehrson, e cila tha se vendi i saj vazhdon të mbështesë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike.

“Suedia ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet e Kosovës për forcimin e sektorit privat, krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe promovimin e rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike. Industria e përpunimit të drurit dhe e mobilieve përbën një pjesë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj kritikon VV-në: Veteranët i përjashtuan nga paga minimale, ndërsa shfaqin videon e UÇK-së

Haradinaj kritikon VV-në: Veteranët i përjashtuan nga paga minimale, ndërsa shfaqin videon e UÇK-së

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Vlora Çitaku mban konferencë për media

Përplasje mes Nagavcit dhe Musliut për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Përplasje mes Nagavcit dhe Musliut për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Përplasje mes Sadikut dhe Bajramit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Përplasje mes Sadikut dhe Bajramit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën