TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Si me i pas vra sot” – 26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Sot u kujtua krimi më i përgjakshëm i regjimit gjenocidal të Milosheviqit, masakra e Krushës së Madhe të Rahovecit. Familjarët e të vrarëve u mblodhën nëpër varrezat e më të dashurve të tyre me lot e dhimbje. E krerët e shtetit njëzëri kërkuan drejtësi për të gjitha krimet që kryen forcat serbe në Kosovë.

nga Rinesa Osmanaj
26 Mars, 2025
0 0
A A

Sot u kujtua krimi më i përgjakshëm i regjimit gjenocidal të Milosheviqit, masakra e Krushës së Madhe të Rahovecit.Familjarët e të vrarëve u mblodhën nëpër varrezat e më të dashurve të tyre me lot e dhimbje. E krerët e shtetit njëzëri kërkuan drejtësi për të gjitha krimet që kryen forcat serbe në Kosovë.

Tre vëllezërit, Atife Latifi i ka të varrosur këtu.

Që të tre këta u vranë mizorisht në Masakrën e Krushës së Madhe në Rahovec para 26 vjetësh.

I madhi ishte 27 vjeçar, i dyti 25 e i treti 22.

Dhimbja që ka sot Latifi është e njëjtë sikurse e ajo e 26 marsit të vitit 1999.

“Si dita e atëditshmit që ka qenë ashtu e kujtojmë, neve nuk na doken që janë 26 vjet shumë neve na doket si sot me na i vra. Se dhimbjen e kemi gjithmonë të freskët, kurrë plaga nuk na mshelet se është shumë vështirë tre vëllezër. Ma kanë vra burrin dy javë para vllaznive, e kam pas në UÇK burrin, edhe se ka ditë kerkush që këta janë të vrarë, të madhin e kemi gjet at vit, këta të dy pas 6 viteve”, thotë Latifi.

Sikurse, Atifja dhimbje të tillë kanë edhe familjarë të 243 të vrarëve në masakrën më të madhe që kryen forcat serbe në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se familjet e tyre jetojnë çdo ditë më mallin e një pritje që nuk merr fund asnjëherë, duke përmendur edhe veprimtarin Ukshin Hotin për të cilin tha se ende nuk dihet asgjë.

“Sot e kësaj dite edhe 64 të rënë të Krushës së Madhe figurojnë në mesin e të zhdukurve me dhunë, një krim i shumëfishtë i Serbisë gjenocidale. Familjet e tyre jetojnë çdo ditë me dhimbjen me mallin e një pritjeje që nuk merr fund asnjëherë”, u shpreh Osmani.

Edhe kryeministri, Albin Kurti kujtoi të vrarët e të zhdukurit dhe kërkoi drejtësi për krimet nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

“Ndërmjet 25 dhe 17 marsit 1999, forcat serbe vranë pamëshirshëm 155 civilë shqiptarë. Në mesin e tyre ishin edhe 7 fëmijë e 5 gra. Njëra nga to ishte shtatzënë. Në Krushë të Madhe janë edhe dy krematoriume. Në të parin gjurmët e të cilit janë ende të dukshme, forcat serbe dogjën 19 civilë të pafajshëm shqiptarë e në të dytin në shtëpinë e familjes së Nezir Durakut u dogjën mizorisht mbi 40 të tjerë”, u shpreh Kurti.

E zbardhjen e çdo krimi po e kërkon, i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Duhet të gjejmë mënyra e mjete për të zbardhur çdo krim të kryer mbi njerëzit tanë, kjo është më e rëndë se sa vdekja. Besojmë se shteti i Kosovës, Republika jonë do të dijë të iu japë zgjidhje këtyre kërkesave të kohës dhe se historia e vërtetë e këtij populli do të shkruhet ashtu siç e meriton”, tha kryetari i komunës.
64 persona nga Krusha e Madhe ende figurojnë të zhdukur.

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Përkundër kësaj, drejtësia ende nuk ka vepruar dhe kryerësit nuk janë dënuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MINT nënshkruan marrëveshje me UNDP për të ndihmuar ndërmarrjet në fushat e industrisë kreative

MINT nënshkruan marrëveshje me UNDP për të ndihmuar ndërmarrjet në fushat e industrisë kreative

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

Shpëtoi qindra hebrenjë, Tafil Boletini vend të veçantë në muzeun hebraik

Shpëtoi qindra hebrenjë, Tafil Boletini vend të veçantë në muzeun hebraik

Nënshkruhet kontrata për projektin e një hapësire sportive në veri të Mitrovicës

Nënshkruhet kontrata për projektin e një hapësire sportive në veri të Mitrovicës

“Këndi i Debatit” 08.05.2025

Aksioni i policisë në veri, flet vëllai i të arrestuarit për modifikim të armëve

Aksioni i policisë në veri, flet vëllai i të arrestuarit për modifikim të armëve

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X