TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si e kuptuan të burgosurit në Serbi lajmin për përfundimin e luftës në Kosovë?

Vetëm 7 ditë pas vrasjes së komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit, ish-bashkëluftëtari i tij, Isak Shabani, u arrestua nga forcat serbe në Prishtinë. Pasi u dënua me 10 vjet burgim, Shabani u transferua në Burgun e Nishit. Për Tëvë1, vet Isak Shabani ka rrëfyer se si u kumtua lajmi për përfundimin e luftës në Kosovë në Burgun e Nishit dhe festen e ushtrisë serbe.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Si e kuptuan të burgosurit në Serbi lajmin për përfundimin e luftës në Kosovë?

Forca të shumta policore ishin prezentë në Gjykatës serbe të Qarkut në Prishtinë.

Këtu në shkurt të vitit 1997, disa ish-pjesëtarë të UÇK-së dolën para gjykatësit.

Mbi ta, rendonin veprat e rënda për terrorizëm.

E në mesin e tyre, ishte edhe Isak Shabani.

Ky i fundit, ra në duart e policëve serbë, vetëm 7 ditë pas vrasjes së ish-bashkëluftëtarit të lirisë, Zahir Pajazitit.

“Këtu afër shoqatës së OVL-UÇK-së, ka qenë një rrugicë e vogël, kanë qenë shumë qytetarë që atë kohë u marrshin me shkëmbimin e parave, dhe duke kaluar atypari, ka pasur shumë policë të maskuar në rroba civile dhe në ato momente mu kanë gjuajtur përmbi katër policë civil dhe me kanë arrestuar”, tregon Isak Shabani, ish-bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit

Pas kësaj, për 5 ditë, askush nuk dinte gjë për fatin e Isak Shabanit.

Kurse në ditën e gjashtë, grupi i përbërë prej mbi 10 ish-anëtarëve të UÇK-së, dolën para gjykatësit serb.

E Isak Shabani, u dënua me 10 vjet burgim, ku pjesën më të madhe të dënimit, e mbajti në Burgun e Prishtinës, ku edhe filluan torturat me çnjerëzore.

“Torturat kanë qenë më së shtazarake, ka qenë kohë e ftohte, dimër, na kanë zhveshur, tortura me shkopinj të gomës, pastaj elektroshoku, që ka qenë shumë i rëndë. Pastaj në ditën e 6 na kanë dërguar të gjyqtari”, shprehet Shabani.

Isaku nga këtu u transferua në disa burgje.

Por, maji e gjeti në Burgun e Dubravës, ku i shpëtoi njërës prej masakrave më të rënda të luftës.

Me fillimin e qershorit, Isak Shabani dhe të burgosurit e tjerë shqiptarë u transferuan në Burgun e Nishit në Serbi.

Këtu, nuk po arrinin ta besonin lajmin që po qarkullonte mes të burgosurve e gardianëve serbë.

“Për herë të parë kur kam dëgjuar që lufta ka përfunduar, ka qenë në qytetin e Nishit. I kam dëgjuar disa krisma të lloj-lloj arme, që gjuajtshin nëpër ajër. Pastaj e kam dëgjuar një gardian që ka thënë se ushtria po gëzohet, tregon Shabani.

Por, gjithçka u konfirmua në orët e pasdites në burgun e Nishit.

Në Kosovë, kishte mbaruar lufta.

Tani deputeti i PDK-së, tregon se si u dha lajmi në Serbi, për përfundimin e luftës në Kosovë.

“Pasi u vendosem nëpër ato qelitë e burgut, në ora 15:00 u dëgjua një radio, e kishin lëshuar përmes atyre zmadhuesve neper burg dhe lajmi kryesor ishte që lufta përfundoi dhe Serbia fitoi. Dmth ky ishte lajmi i parë, Serbia fitoi, lufta përfundoi. Edhe në ato momente ata thoshin se Serbia fitoi”, thotë ai.

Isak Shabani dhe të burgosurit e tjerë shqiptarë, u liruan vetëm në mars të vitit 2001, pas në kuvendin serb kishte kaluar ligji për amnisti.

Tags: Clirimi i Kosoveste burgosurit shqiptare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë të votave

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Haziri: Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar

Haziri kërkon hetime në detaje për manipulimin e votave

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë të votave

FIBA njofton për ndeshjen e Trepçës në Skoci

Vëllaznimi pëson edhe nga Trepça

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën