TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtimi i një anëtari në KPK në duart e Supremes

Caktimi i një anëtari të ri në Këshillin Prokurorial të Kosovës është në duart e Gjykatës Supreme, pasi ky organ është duke trajtuar një padi për këtë çështje. Një lëvizje në këtë drejtim është bërë, pasi është caktuar seanca me 3 shkurt, mirëpo, kjo po del të jetë vonë, pasi me 1 janar hyn në fuqi ligji i ri për KPK-në.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
0 0
A A

Rregullorja për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës është në sirtarin e Gjykatës Supreme.

Meqë kjo e fundit ka në shqyrtim një padi, megjithatë seancën për ta shqyrtuar e ka vendosur një muaj pasi ligji i ri për KPK hyn në fuqi.

E kur do të caktohet seanca tregoi, Gjykata Supreme.

“Ju njoftojmë se për padinë administrative, e cila ka për objekt shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ – Rregullores Nr.05/2025 të datës 03.09.2025 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial te Kosovës, konkretisht nenit 5 paragrafi 1 dhe 2, nenit 10 paragrafi 11 dhe 12, Gjykata Supreme, ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor për datë 03 shkurt 2026, ora 10:30”, thuhet nga Gjykata Supreme.

Për caktimin e seancës janë në dijeni edhe vet Këshilli Prokurorial i Kosovës, veçse theksojnë që caktimi i seancës për shqyrtim të padisë është caktuar, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të KPK-së.

“KPK është në dijeni për caktimin e një seance për shqyrtimin e kësaj çështjeje më datë 03.02.2026, e cila lidhet me zbatueshmërinë e dispozitave aktuale të kësaj rregulloreje. Ndërkohë, Ligji i ri për KPK-në hyn në fuqi më datë 1 janar 2026”, thuhet nga KPK.

Se çfarë do të ndodh pas datës 1 janar, pra pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për KPK-në, tregoi avokati Asdren Bytyqi.

“Ligji do të hyjë në fuqi dhe tashmë anëtarët e rijnë të cilët do të caktohen, pas përfundimit të mandatat të gjithë anëtarëve të mandatit aktual do të duhet të zgjidhen sipas përcaktimeve të ligjit të ndryshuar të KPK-së, i cili përcakton një përbërje të përzier në mes anëtarëve të cilët vijnë nga institucionet e prokurorisë, përkatësisht edhe kryeprokurori dhe tre anëtarët e tjerë nga prokuroritë e ndryshme. E anëtarët e tjerë që janë anëtar që nuk vijnë nga prokuroria, por vijnë nga fushat e ndryshme e të ciëlt parimisht duhet të plotësojnë një mori kriteresh edhe nga përgatitja profesionale, por edhe nga e kaluara kriminale dhe integriteti i pastër në mënyrë që të kalojnë filtër për tu votuar në Kuvend”, shprehet Bytyqi.

Bytyqi, tutje thotë se po i sheh me shqetësime zhvillimet e fundit në KPK, duke thënë që ato po e dëmtojnë imazhin e vendit dhe besueshmërinë në institucionet e drejtësisë në këtë rast të prokurorisë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën