TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shteti serb vazhdon ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Masakra e Srebrenicës nuk e ndali Millosheviqin të kryejë masakra edhe në Kosovë

Nuk u vranë qindra por me mijëra boshnjak myslimanë nga forcat ushtarake serbe.

Vetëm në Srebrenicë u masakruan mbi 8.000 mijë burra dhe djem myslimanë.

I gjithë ky krim u krye para batalionit paqeruajtës holandez, që dështuan ti mbronin viktimat.

Kanë kaluar 28 vjet nga kjo ngjarje e kobshme, dhe shteti serb akoma nuk e pranon se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Autori i librit “Lulet e Serbrenicës”, Aidan Hehir, thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq guxon ta mohoi gjenocidin për shkak se nuk ka kush e ndëshkon atë.

“Ajo çfarë ndodhi në Serbrenicë është njëra tragjeditë më të rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe individë të tjerë siç është Mirolad Dodik e mohojnë gjenocidin sepse nuk ka kush t’i ndëshkoj ata. Është e çuditshme se si liderët e vendeve perëndimore qëndrojnë të heshtur para tyre dhe e vazhdojnë normalisht komunikimin me ta. Narrativa nacionaliste e Serbisë nuk ka ndryshuar nga ajo e viteve të 90-ta dhe kjo me të vërtetë është shqetësuese. Kjo retorikë nacionaliste në asnjë formë nuk duhet të tolerohet”, deklaroi Hehir.

Profesori britanik, thotë se shtetet veprojnë vetëm sipas interesave të ngushta prandaj edhe kanë qëndruar indiferent në Bosnje.

Sipas tij, ka pasur edhe racizëm të pastër ndaj myslimanëve boshnjak dhe trupat paqeruajtës holandez nuk kanë qenë shumë të shqetësuar për fatin e tyre.

“Shtetet nuk qëndrojnë për bamirësi ato i ndjekin vetëm interesat e veta të ngushta dhe kështu ndodhi përgjatë viteve të 90-ta. Por në kontekstin e Bosnjës pati racizëm të pastër, myslimanet boshnjakë nuk shiheshin si evropianë, këso paragjykime ka pasur edhe për kosovarët. Nuk u kryen krime vetëm në Srebrenicë por edhe në pjesë të tjera të Bosnjës, dhe komuniteti ndërkombëtar qëndroi indiferent. Disa prej paqeruajtësve holandez realisht nuk ishin shumë të shqetësuar për fatin e myslimanëve boshnjak”, shtoi ai.

Tribunali për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë në Hagë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë quajtur masakrën e Srebrenicës si gjenocid.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Sportingu bën mrekullinë, eliminon Bodo/Glimtin

“Këndi i debatit”- 17.03.2026

Tri parti serbe në Kosovë bëhen bashkë, synojnë politika ndryshe nga Lista Serbe

Tri parti serbe në Kosovë bëhen bashkë, synojnë politika ndryshe nga Lista Serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën