TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Dy prindër nga Komuna e Lipjanit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se keqtrajtuan fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka plagë të rënda në dy shputat e këmbëve dhe ndryshime të theksuara gangrenoze.

by Fidan Zejnullahu
1 muaj ago
1 0
A A

Me urgjencë fëmijën e sollën në QKUK.

Kjo pasi gjendja e 5 vjeçarit nga Lipjani, ishte shumë e rëndë.

Por, gjatë ekzaminimit mjekët panë plagë në shputat e të miturit.

Kjo bëri që 5-vjeçari të hospitalizohet urgjent në Repartin e Kujdesit Intenziv në Klinikën e Pediatrisë.

“Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze. Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim”, ka njoftuar QKUK-ja

Pas gjithë kësaj, QKUK për rastin ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Krejt kjo me dyshimin se i mituri u keqtrajtua.

Kjo bëri që dy prindërit e fëmijës, të arrestohen nga policia.

“Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona në kohë zgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë drejtim, Prokurori i rastit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të ofrojmë detaje lidhur me këtë sepse mund të dëmtohet integritetit dhe mbarëvajtja e hetimeve”, thuhet në njoftimin e Pokurorisë themelore në Prishtinë.

Pa prezencën e më të dashurve, gjendja e të miturit po monitorohet në QKUK.

Ndërsa u tha se edhe gjendja psikologjike të 5-vjeçarit është e rëndë.

“Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale”, kanë thënë tutje nga QKUK.

Ky rast, aktivizoi edhe Qendrën për Punë Sociale në Lipjan.

Nga QPS thonë se prindërve të arrestuar, tashmë u janë marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.
“Qendra për Punë Sociale ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe mandatin për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duke ndërhyrë pa vonesë në situatë ku është vlerësuar se ekziston rreziku i menjëhershëm për zhvillimin dhe integritetin e fëmijëve. Në të njëjtën kohë janë ndërmarrë masat, përfshirë largimin e përkohshëm të fëmijëve nga familja, janë zbatuar si masa mbrojtëse emergjente. Dhe normalisht të bazuara domethënë në vlerësimin profesional, multidisiplinor, duke pasur parasysh gjithherë domethënë interesin më të mirë të fëmijëve”, u shpreh Shamolli.

Ndryshe, ky rast ka qenë i evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën