TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtetet baltike fillojnë largimin historik nga rrjeti energjetik rus

by teve1
1 vit ago
4
A A
Shtetet baltike fillojnë largimin historik nga rrjeti energjetik rus

Më shumë se tre dekada pas largimit nga Bashkimi Sovjetik, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë filluar të shkëputen nga rrjeti elektrik i Rusisë dhe t’i bashkohen rrjetit të BE-së

Procesi dyditor filloi të shtunën në mëngjes, me banorët të cilëve iu tha që të karikonin pajisjet e tyre, të rezervonin ushqime dhe ujë dhe të përgatiteshin sikur parashikohej mot i keq.

Banorëve po ashtu iu është thënë që të mos përdorin ashensorë – ndërsa në disa zona semaforët do të fiken.

Një orë gjigante, e krijuar posaçërisht, do të numërojë mbrapsht sekondat e fundit përpara tranzicionit në një ceremoni historike në kryeqytetin e Lituanisë të dielën, ku do të marrë pjesë shefja e BE-së Ursula von der Leyen.

Më pas, të tre vendet do të largohen zyrtarisht nga rrjeti që i ka lidhur me Rusinë që nga vitet pas Luftës së Dytë Botërore.

I ashtuquajturi rrjeti energjetik Brell – i cili nënkupton Bjellorusinë, Rusinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë – kontrollohet pothuajse tërësisht nga Moska dhe është parë prej kohësh si një dobësi për ish-republikat sovjetike, të cilat tani janë anëtarë të NATO-s.

Megjithëse asnjë prej tyre nuk ka blerë energji elektrike nga Rusia që nga viti 2022, lidhja e tyre me rrjetin Brell i la ata të varur nga Moska për rrjedhën e energjisë.

Pas shkëputjes të shtunën në mëngjes, të tre vendet do të kryejnë teste të frekuencës përpara se të integrohen në rrjetin evropian nëpërmjet Polonisë të dielën.

“Ne po heqim tani aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin elektrik si një mjet shantazhi gjeopolitik,” i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP Ministri i Energjisë i Lituanisë Zygimantas Vaiciunas.

“Është kulmi i përpjekjeve për më shumë se 10 vjet ose 20 vjet, për të reduktuar atë varësi energjetike,” ka thënë për BBC Prof David Smith i Njësisë së Kërkimeve Baltike në Universitetin e Glasgow.

Tensionet midis shteteve baltike dhe Rusisë janë rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Që atëherë, një sërë incidentesh të dyshuara sabotazhi që përfshijnë kabllot e energjisë elektrike dhe tubacionet në Detin Baltik kanë nxitur frikën se Moska mund të hakmerret kundër zhvendosjes drejt energjisë së BE-së.

Në 18 muajt e fundit, të paktën 11 kabllo që kalonin nën Detin Baltik janë dëmtuar.

Në një rast të fundit, një anije nga “flota hije” ruse e cisternave të naftës u akuzua për dëmtimin e lidhjes kryesore të energjisë të Estonisë në Gjirin e Finlandës. Kremlini nuk pranoi të komentojë.

NATO nuk e ka akuzuar Rusinë, por është përgjigjur duke nisur një mision të ri patrullimi në rajon të quajtur Baltic Sentry.

Një zëdhënës i Qendrës së Ekselencës për Sigurinë Energjetike të NATO-s i tha BBC-së se muajt e fundit, janë kryer teste të shpeshta operacioni emergjente për të ndihmuar në përgatitjen për sulme të mundshme të synuara në sistemin energjetik.

Kreu i Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Estonisë, Gert Auvaart, i ka thënë BBC-së në një deklaratë se Rusia “mund të përpiqet të shfrytëzojë këtë periudhë për të krijuar pasiguri”, por ka thwnw se për shkak të bashkëpunimit ndërkombëtar, Estonia ishte “mirë e përgatitur edhe për skenarët më të keq”.

Shtetet baltike do të jenë gjithashtu në vëzhgim për fushata dezinformuese në lidhje me tranzicionin.

Menjëherë pasi ata njoftuan Rusinë për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga Brell në gusht 2024, në rrjetet sociale u shfaqën fushata që paralajmëronin për dështimet e furnizimit dhe rritjen e çmimeve nëse vendet do të largoheshin nga rrjeti i përbashkët i energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën